Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull “Krye-Gjenerali Amerikan dridh Serbinë dhe Rusinë!: Këmba e Ushtrisë Ruse kurr nuk do të shkel në Kosovë!”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili gjithashtu nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i publikuar në 23 mars 2017, atëkohë kur komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, gjatë debatit në Këshillin për forcat e armatosura në Senatin amerikan, kishte thënë se është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për shkak të angazhimit të Rusisë në Ballkan.

“Ne nuk duhet të zvogëlojmë madhësinë e forcës sonë, sidomos të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse është një shtyllë e stabilitetit për momentin, por neve na duhet një përpjekje më e fuqishme diplomatike nder aleancën tone atje (Kosovë)”, kishte thënë Scaparrotti.

Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa pretendimi se gjenerali amerikan ka thënë që “këmba e ushtrisë ruse kurrë nuk do të shkelë në Kosovë”, është i pavërtetë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/krye-gjenerali-amerikan-dridh-serbine-dhe-rusine-kemba-e-ushtrise-ruse-kurr-nuk-do-te-shkel-ne-kosove/?fbclid=IwAR2m6Q_uR7PnsGHE5TmfdQlkjkt6sXnYKCqWtNEhgKVZklPHp-dygBK_JZA

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale  (23 mars 2017) në portalin “Lajmi.net” (shih këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2017, atëkohë kur komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, kishte thënë që është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për shkak të angazhimit të Rusisë në Ballkan.

Por, këtë artikull, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë me pretendimin se Scaparrotti ka thënë që “këmba e Ushtrisë ruse kurrë nuk do të shkelë në Kosovë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere