Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull me lajm të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull “E MADHE / Nga Specialja ja pranojne kete kerkese Hashim Thaçit”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë i vjetër. Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, është gjetur se lajmi është i publikuar në nëntor të vitit 2021.

Në përmbajtje gjendet lajmi i muajit nëntor, kur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, ia kishte pranuar kërkesën ish-presidentit Hashim Thaçi për shtyrjen e afatit për rishikimin e paraburgimit.

Pra, ky portal i dyshimtë ka publikuar një lajm të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull jo adekuat.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/e-madhe-nga-specialja-ja-pranojne-kete-kerkese-hashim-thacit/?fbclid=IwAR3UlPtfun4OpqeisxdB8a69HkOEe-8pe0EPfvxGYL8yQIIXdOaUfCKPANQ

Artikulli i publikuar në këtë portal të dyshimtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (9 nëntor 2021) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor 2021, i cili ka të bëjë me pranimin e kërkesës së Hashim Thaçit nga gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, për shtyrjen e afatit për rishikimin e paraburgimit.

Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë artikull si aktual, duke i vënë titullin jo adekuat.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere