Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabim se edhe Vitia udhëhiqet nga LVV

HIBRID

Medium online me përmbajtje në shqip “Gazetablic.com”, ka publikuar një artikull me tiull “Qeveria shpërblen komunat që qeverisen nga VV, Kamenicën, Vitinë e Podujevën”.

Megjithatë, në titull pretendohet gabimisht se 3 komunat e përmendura, Kamenica, Vitia dhe Podujeva, udhëhiqen nga kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Artikulli bazohet në një raport të Institutit GAP nga Kosova – “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investime kapitale?”, I publikuar këtë të enjte (26 maj).

Vegëza e artikullit të publikuar në “Gazetablic.com”:

http://gazetablic.com/gap-kamenica-vitia-e-podujeva-komunat-qe-do-te-perfitojne-me-se-shumti-nga-qeveria/

Autori i artikullit duket se ka gabuar në titull, duke pretenduar që edhe komuna e Vitisë udhëhiqet nga LVV. Por, kjo komunë vazhdon të udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). (shih këtu)

Lajm i ngjashëm është publikuar edhe nga disa media tjera online, porse jo me të njëjtin titull (këtu, këtu).


Analiza:

Bazuar në kontrollin e fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që mediumi “Gazetablic.com” ka bërë një gabim kur i pretendon se tri komunat “Kamenica, Vitia dhe Podujeva” udhëhiqen nga LVV.

Bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky artikull, si rezultat i titullit, merr vlerësimin “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere