Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull dezinformues: Nuk paraqitet rasti i parë me “Linë e Majmunëve” siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “TRONDlTESE!!! Paraqitet Rasti i pare me Lijen e Majmunit ne Kosove”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titull i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje bëhet e ditur se është raportuar për një rast të dyshuar me linë e majmunit në QKUK. Pra, ende nuk është konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për një rast të diagnostikuar me Linë e Majmunëve.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/7109/?fbclid=IwAR2_R8zk2IlExT9qPrNIfxEXXWwel4Er3AfMNJw0Ykw7uRd3b7zaq2l8xR0

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)

Portali i dyshimtë “news31post.com” këtë artikull e ka marrë nga portali “GazetaMetro.com”, e cila ka raportuar duke e cituar emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, se dyshohet se një person është prekur nga ‘Lija e Majmunëve’ në Kosovë. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në “KlanKosova.tv”, ku raportohet saktë se bëhet fjalë për një person të dyshuar me “Linë e Majmunëve” në Kosovë, e jo rast të konfirmuar. (shih këtu)

Lidhur me këtë rast të dyshuar me “Linë e Majmunit” në Kosovë, ka njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë, se Klinika Infektive në QKUK.

Në njoftim thuhet se ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Ndërsa mostra e të dyshuarit, sipas njoftimit, do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, për të marrë rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “TRONDlTESE!!! Paraqitet Rasti i pare me Lijen e Majmunit ne Kosove”.

Në përmbajtje të këtij artikulli bëhet e qartë se dyshohet se një person është prekur nga ‘Lija e Majmunëve’ në Kosovë. Por, rasti ende nuk është konfirmuar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere