Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim për ndarje të 300 euro mbështetje financiare

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndajë nga 300 euro për një kategori.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe lajmi i vjetër.

Në artikull gjendet lajmi i muajit dhjetor të vitit 2020, atëkohë kur Qeveria e Kosovës që udhëhiqej nga kryeministri Avdullah Hoti, kishte miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjeteve shtesë financiare prej 300 për kompensimin e angazhimit të shtuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/perhajr-te-gjithve-sapo-u-vendos-qeveria-ka-ndare-edhe-nga-300-euro-per-kete-kategori-2/?fbclid=IwAR1DFiNDT75ImKuFqFcSi1hTymA_8HMyq8xIJphX_YjDfKySDj4dZdomxCk
https://banglacontent24.com/sites/perhajr-te-gjithve-sapo-u-vendos-qeveria-ka-ndare-edhe-nga-300-euro-per-kete-kategori-2/?fbclid=IwAR1DFiNDT75ImKuFqFcSi1hTymA_8HMyq8xIJphX_YjDfKySDj4dZdomxCk

Ky artikull i vjetër dhe me titull të rremë, është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si “Gazeta Aktive”, “Gazeta Prishtina” dhe “Titulli Ditor”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (24 dhjetor 2020) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banlgacontent24.com” e ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere