Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se ka vendim për ndarje të 100 euro ndihma financiare, është i pavërtetë

HIBRID

Artikulli me titull “Me vendimin e ri, Ja kur do të nis procedura për ndarjen e 100 eurove” është publikuar sot (18 korrik) nga portali i dyshimtë “ingazetaa.com”.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i muajit maj të këtij viti, kur shtesat nga skema e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e 100 eurove për studentë dhe punëtorë të sektorit privat, ende nuk ishte ekzekutuar. Në muajin prill, pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik veçse kishin përfituar nga skema.

Këtë ngjarje të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/03/me-vendimin-e-ri-ja-kur-do-te-nis-procedura-per-ndarjen-e-100-eurove/?fbclid=IwAR0NhSKqJtXbO_OPJ3MJKjipjODwkHfyBzpxV2WZyTnLY-FM3LWDNTDy-W0

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta” më 17 korrik. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (22 maj) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit maj të këtij viti, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere