[email protected]
Media në gjuhën serbe pretendojnë pa fakte se filmi “Unë dhe Millosheviqi” po financohet nga Kurti dhe grupe kriminale
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe ka publikuar ditë më parë (21 korrik) artikuj përmes së cilëve pretendojnë se po krijohet një film me aktorë hollivudian për të nxitur urrejtje ndaj serbëve, me financimin milionësh nga kryeministri Albin Kurti.

Mediumi serb “Alo.rs” ka publikuar artikullin me titullin “KANË MARR MILIONA NGA KURTI PER TE NA PERFAQESUAR SI KRIMINELË Aktorët hollivudianë gati te pensionohen ne filmin propagandistik “Unë dhe Millosheviqi”, i cili po xhirohet ne Kosove”.

Në artikull bëhet fjalë për një film kosovar që është në krijim e sipër me titull “Unë dhe Millosheviqi”, me skenar dhe regji të Arben Kastratit. Në kastën e këtij filmi janë futur edhe aktorë me famë botërore si William Baldwin apo Maria Grazia Cucinota.

Por, nga këto mediume serbe synohet që ky film të paraqitet si një projekt propagandues, i financuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ky pretendim i bërë nga autori i artikullit i publikuar në “Alo.rs” dhe në disa mediume tjera në gjuhën serbe, nuk bazohet në fakte. Përkundrazi, ai bie në kundërshtim me faktet e paraqitura nga Kastrati.

Përveç titullit, në artikull në asnjë rast nuk paraqitet pretendimi se financat për këtë film janë dhënë nga Kurti.

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs” të përkthyera në shqip:

Sipas informacioneve të marra nga Alo! erdhi nga një bashkëbisedues në Prishtinë, është e vërtetë që buxheti real i filmit është shumë më i lartë se ai zyrtar.

Tani, nëse bëhet fjalë për shmangie klasike të detyrimeve tatimore apo për qëllim për të fshehur burimin real të financimit, që është një opsion më realist për mua, askush nuk mund ta thotë saktësisht. Vetëm se këtu në Kosovë ka shumë para nga zona e zezë kriminale dhe nuk është e pamundur që ky film, në fakt, të financohet nga bosët e drogës, shitësit e armëve e të ngjashme – shpjegon bashkëbiseduesi ynë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/politika/653225/uzeli-milione-od-kurtija-da-nas-predstave-kao-zlocince-holivudski-glumci-pred-penzijom-u-propagandnom-filmu-milosevic-i-ja-koji-se-snima-na-kosovu/vest

Si fakt për këtë, autori i artikullit përdor një burim për të cilin nuk jep informata se nga është dhe as çka përfaqëson. Por, edhe në citim të këtij burimi, nuk thuhet me siguri që filmi financohet nga, siç pretendohet në titull, Kurti.

Edhe pretendimi i bërë nga ky burim, siç mund të shihet më lartë, nuk e plotëson parafrazimin e bërë nga autori, ku thuhet se “buxheti real është më i lartë se ai zyrtar”.

Sikurse ky medium, artikuj me tituj të ngjashëm janë publikuar edhe nga disa media tjera në gjuhën serbe (shih këtu, këtu dhe këtu).


Këto pretendim i hedhë poshtë njeriu kryesor i këtij projekti filmik, Arben Kastrati. Ai thotë se buxhetin aktual prej 3.8 milionë euro, i ka siguruar nga mbështetje të ndryshme. Kastrati gjithashtu thotë se nuk ka marr fare mbështetje nga institucionet relevante, gjë që e hedhë poshtë që mbështetja është bërë nga kryeministri Kurti. (shih videon e intervistës së dhënë për “Euronews Albania”, min. 2:26)


Analiza:

Pretendimet e bëra nga mediat serbe se filmi “Unë dhe Millosheviqi” është financuar nga Kurti dhe grupe kriminale në Kosovë, nuk mbështetet nga asnjë fakt. Për më tepër, këtë e demanton vetë krijuesi i këtij projekti, Arben Kastrati, i cili e konfirmon se nuk ka asnjë llojë mbështetje nga institucionet e Kosovës.

Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Lajm i rremë”.  


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others