Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Janë mbyllur vetëm dy pikë-kalime kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak

HIBRID

Portali informativ “Jepize.com” dje (31 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Zyrtare: Mbyllen kufijtë e Kosovës, gjendje alarmante”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull jo adekuat, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës për mbylljen e dy pikë-kalimeve kufitare, Bërnjak e Jarinjë për qarkullim të udhëtarëve me automjete.

Ndërsa në titull nuk qartësohet se bëhet fjalë vetëm për këto pikë-kalime kufitare, duke lënë të kuptohet se janë mbyllur të gjithë kufijtë e vendit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Jepize.com”:


Njoftimi i Policisë së Kosovës për mbylljen e pikë kalimeve kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë:

INFORMACION ZYRTAR (nr.1)

Prishtinë, 31 korrik 2022

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve  në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim. (shih këtu)


Ky artikull me titull jo adekuat është shpërndarë edhe nga disa portale të dyshimta, të cilat e kanë cituar portalin “Jepize.com”. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Jepize.com” dje (31 korrik) ka publikuar njoftimin e Policisë së Kosovës për mbylljen e pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat “Zyrtare: Mbyllen kufijtë e Kosovës, gjendje alarmante”.

Me këtë titull lë të kuptohet se janë mbyllur të gjithë kufijtë e Kosovës, duke mos qartësuar se bëhet fjalë vetëm për këto dy pikë-kalime kufitare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere