[email protected]
Fotografia nuk i përket ngjarjes së arratisjes së rusëve nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë
shape
shape
shape

Portali “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kolona me vetura, e cila pretendon se është e një dite pas shpërthimeve në bazën ajrore të forcave ruse dhe që rusët po vazhdojnë të arratisen nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë.

Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi nuk i përket kësaj ngjarje, por ajo është e vjetër, e publikuar më 29 prill të vitit 2020.

Fotografia e publikuar më 29 prill 2020, është pjesë e një artikulli të publikuar nga portali online rus “Dailystorm.ru”, i cili ka të bëjë me kërkesën e kryetares së Bankës Qendrore në Rusi, Elvira Nabiullina, e cila atëkohë u kishte kërkuar deputetëve miratimin e një ligji që do të lejonte lidhjen e përkohshme të marrëveshjeve të OSAGO-s nëse shoferët nuk do të kenë kontroll teknik.


Përshkrimi i sajuar i fotografisë së publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Veriu.info”:

Foto sa një mijë fjalë

Një ditë pas shpërthimeve në bazën ajrore të forcave ruse, rusët po vazhdojnë të arratisen nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë: Në të majtë korsia e urës së Krimesë për të hyrë në Gadishull, në të djathtë korsia për të dal nga Gadishulli


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Veriu.info” në Facebook:

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/pfbid0L6iN7hkpBdqbbzwZf8LsNQAJZcWeJaYsqA4d9WoXLzqbkgkUJs4iMzmniqbBSJ41l


Vegëzën e artikullit të publikuar me këtë fotografi më 29 prill 2020 në portalin “Dailystorm.ru” mund ta gjeni këtu.

(Screenshot i artikullit të publikuar më 29 prill 2020 nga portali rus Dailystorm.ru)

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se kjo fotografi e publikuar nga “Veriu.info” nuk i përket ngjarjes që pretendohet, hibrid.info ka gjetur një video të publikuar nga Ish-ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt, i cili në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka postuar pamjet me përshkrimin “Bllokim trafiku për t’u larguar nga Krimea”. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Veriu.info” ka postuar një fotografi të vjetër të vitit 2020, të cilën pretendon ta paraqesë si aktuale, duke iu referuar ngjarjes se fundit lidhur me shpërthimet në bazën ajrore të forcave ruse, e që si pasojë e saj thuhet se në këtë fotografi shihen rusët që po arratisen nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër (29 prill 2020) dhe i përket një ngjarjes tjetër të asaj kohe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others