Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mediat në Kosovë publikojnë këshilla mjekësore me burime të pa verifikuara

HIBRID

Mediat online, por edhe ato tradicionale në Kosovë, jo rrallë herë publikojnë artikuj me këshilla mjekësore, të pabazuara në asnjë hulumtim apo studim.

Në shumicën e rasteve ato janë përkthime nga mediat e huaja, mirëpo shumë rrallë gjejmë edhe burimin e informacionit, apo studimit të cilit i referohen.

Së fundmi, portali “Telegrafi.com”, në rubrikën e shëndetësisë, ka publikuar një artikull që flet për një simptomë që vjen si pasojë e mungesës së vitaminës D.

Ky artikull thotë se:

“mungesa e vitaminës D sjellë rënien e flokëve, gjithashtu tregon edhe të mirat që vijnë nga posedimi e kësaj vitamine”.

Megjithatë, në këtë shkrim mungon burimi i informacionit.

I njëjti lajm është shpërndarë edhe nga tjera në Kosovë, por gjithnjë duke e cituar Telegrafin.

https://gazetametro.net/kjo-shenje-mund-te-tregoje-se-keni-mungese-te-vitamines-d/?fbclid=IwAR3iAQTrCZsB8_75IePATzFJsgl0KWJZTIVJHJAVJzpLUwTnCrvPncUvdVE

Rreth kësaj teme (rëndësisë së Vitaminës C) janë bërë edhe artikuj të më hershëm, të cilët njësojë nuk kanë referenca, dhe që janë shpërndarë në shumë media online. Gjatë hulumtimit janë gjetur një sërë artikuj që flasin për rëndësinë e kësaj vitamine dhe ku jepen këshilla mjekësore. Një i tillë është publikuar nga RTV 21 në vitin 2019 dhe, i njëjti është shpërndarë edhe nga media tjera, duke e cituar këtë të fundit.

https://rtv21.tv/shenjat-dhe-simptomat-e-mungeses-se-vitamines-d/
https://kallxo.com/lajm/shenjat-dhe-simptomat-e-mungeses-se-vitamines-d/

Analizë:

Sipas analizës së këtyre fakteve, del që mediat në përgjithësi në gjuhën shqipe, publikojnë artikuj me këshilla mjekësore, që nuk janë të verifikuar. Kjo mund të krijojë paqartësi tek lexuesit dhe të shtojë mos besueshmërinë. Artikuj të tillë nuk citojnë fare burimin e informacionit, që do të mund të tregonin se cilit studim i referohen. Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Pas kësaj analize, këto tekste hyjnë në kategorinë “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere