Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Biden ka thënë se “nuk u përkul para flamurit serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë”

HIBRID

Portali i dyshimtë “news426media.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata v’ranë shqiptarë në Kosovë! (Video)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa portali “neës426media.com” ka ndërhyrë edhe në lajmin origjinal duke e ndryshuar qëllimshëm atë, me pretendimin se Joe Biden ka deklaruar se “nuk përkulet para flamurit serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë”.

Është e vërtetë që Joe Biden gjatë vizitës së tij në Beograd më 16 gusht të vitit 2016, në cilësinë e zëvendës Presidentit të SHBA-ve, në pritjen ceremoniale, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk ishte përkulur para flamurit serb, por ai nuk është deklaruar asnjëherë lidhje me këtë veprim. (shih këtu)


Vegëza e artikulli të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/09/01/36241/?fbclid=IwAR2e-kpKlXIfg1VaKhfLS_CI-_uB04ndN8dzLReMFAVLC9AmYIxbhCcJV0s

Ky artikull me titull dhe përmbajtje të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Portali i dyshimtë “neës426media.com” këtë artikull e ka marrë nga portali informativ “Telegrafi.com”, të cilit i ka ndryshuar titullin si dhe në përmbajtje ka ndërhyrë duke i shtuar fjalinë “Ai në një tjetër deklaratë kishte thënë se serbët vranë shqiptarë të pafajshëm në Kosovë”.

Artikullin e publikuar në portalin “Telegrafi.com” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “news426media.com” përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja është e ndryshuar qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e lexuesit.

Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga Biden. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere