Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vitit 2020 e Blytës ri-sjellët si aktuale

FATBARDH DEMA

Disa portale informative dje dhe sot (15, 16 shtator) duket se gabimisht kanë publikuar një letër të hapur të vjetër (2020) të neuropsikiatrit Afrim Blyta, i cili atëkohë kishte kritikuar liderët e Kosovës.

Këtë letër të hapur, Blyta e kishte shkruar në korrik të vitit 2020 (bazuar në publikimin e saj në disa media online), ndërsa të njëjtën e kanë ri-publikuar gabimisht disa portale, duke e paraqitur si aktuale.

Artikulli i vjetër me pretendimin si aktual është publikuar nga portalet si “KlanKosova.tv”, “Epokaere.com” dhe “Paparaci.com”

I njëjti artikull është publikuar edhe nga portali “GazetaExpress.com”, por më pas është fshirë nga ueb-faqja dhe faqja zyrtare në Facebook.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “KlanKosova.tv”, “Epokaere.com”, “Paparaci.com” dhe “GazetaExpress.com”:

https://klankosova.tv/neuropsikiatri-afrim-blyta-nuk-arrin-ti-kuptoje-lideret-e-kosoves88/

https://www.gazetaexpress.com/neuropsikiatri-u-drejtohet-lidereve-a-keni-fytyre-ndergjegje-njerezi-a-jeni-dehur-nga-pushteti/


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (31 korrik 2020) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Ky artikull i vjetër duket se gabimisht është paraqitur si aktual nga mediat online të lartcekura, duke mos pasur për synim keqinformimin e lexuesve. Por, pavarësisht kësaj, kjo mund të lë vend për dezinformim të audiencës.


Analiza:

Disa portale informative duket se gabimisht kanë publikuar një letër të hapur të neuropsikiatrit Afrim Blyta, e cila është e vjetër (2020).

Në këtë letër, Blyta kishte kritikuar atëkohë liderët e Kosovës. Publikimi i këtij artikulli të vjetër, me pretendimin të paraqitet si aktual, mund t’i dezinformojë lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim të mediave si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere