Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen
[ ARTIKULLI ]

Fuad Ramiqi nuk është imam, siç pretendohet nga disa media

HIBRID

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj në lidhje me deklarimin e Fuad Ramiqit, të cilit iu kanë referuar si “imam”. Ramiqi, në një debat televiziv deklaroi se nuk e pranon kushtetutën e Kosovës, deklaratë kjo e cila u publikua si lajm nga disa media online, të cilat Ramiqit i dhanë epitetin imam.

Bazuar në hulumtimin e bërë nga hibrid.info, rezulton që Fuad Ramiqi nuk është imam.

Mediumet që Fuad Ramiqit i dhanë epitetin imam janë: “Dukagjini.com”, “Paparaci.com”, “Botasot.info”, “Gazetablic.com”, “Reporteri.net”, “Periskopi.com”.


Pretendimet e bëra nga media online se Fuad Ramiqi është imam, nuk qëndrojnë për faktin se ai nuk e ushtron një detyrë të tillë.

Në një intervistë për një medium në gjuhën shqipe Ramiqi thekson  se merret me analiza mbi çështje të sigurisë. (këtu)

Për më tepër, sa i përket profesionalizmit të tij në platformën enciklopedike “Wikipedia” jepen detajet e shkollimit të tij. Bazuar në këtë, Ramiqi ka marrë shkollim në akademi ushtarake, ka qenë i angazhuar edhe në skenën politike, dhe nuk ceket që ka shërbyer si imam. (këtu)


Analiza:

Në disa media online, në lidhje me një deklaratë të bërë,  Fuad Ramiqi është quajtur “imam”. Bazuar në hulumtimin e bërë del që Ramiqi nuk është dhe nuk ka shërbyer si imam. Ai ka një formim ushtarak dhe ka qenë i angazhuar në skenën politike, ndërsa sot merret me analiza të sigurisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere