Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe titull jo i saktë: Truss nuk ka përmendur në mënyrë specifike Kosovën dhe Shqipërinë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar sot (11 tetor) një artikull me titull “Britania e Madhe ‘blindon’ Shqipërinë dhe Kosovën/ Kërcënimi rus, ministrja britanike: Të dërgohen armë edhe në Ballkanin Perëndimor!”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në muajin prill.

Në përmbajtje gjendet deklarata e ish-sekretares së Jashtme e Britanisë së Madhe, aktualisht kryeministre, Liz Truss (shih këtu), e cila atëkohë ishte shprehur se vendi i saj dhe aleatët perëndimorë, përveç Ukrainës, duhet të orientohen edhe drejt vendeve të tjera që mund të jenë të rrezikuara nga Rusia, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Mirëpo, në këtë deklaratë, Truss në asnjë rast nuk ka përmendur specifikisht Shqipërinë e Kosovën, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/10/11/38896/?fbclid=IwAR2kVJuQ6zbvmY0mdbINF67lJSOn2jWDGp0K2qIV3e2N_IUoBrhDln61FN4

Ky artikull i vjetër me titull të sajuar është shpërndarë sot (11 tetor) edhe në Facebook përmes faqes “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në shqip në kohë reale (28 prill) nga portali “TopChannel.tv, të cilin rezulton ta ketë marrë dhe publikuar sot (11 tetor) portali i dyshimtë “news426media.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar sot (11 tetor) një artikull të vjetër të muajit prill, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere