Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vitit 2021 paraqitet si aktual duke i dhënë titull të sajuar

HIBRID

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (18 nëntor) një artikull me titull “Serbia Ne ‘Zi’!! Ambasadori Serb Ne Washington Terbohet Keq Pas Protestes Se Diaspores Shqiptare Dhe Kroate Ne Amerik Kunder KRlMEVE Serbe”.

Këtë artikull kjo faqe rezulton ta ketë marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Fakte.buzz”, i publikuar më 29 tetor të vitit 2021. (shih këtu)

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe është vërtetuar se titulli është i sajuar, pasi në përmbajtje nuk përmendet emri i ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është munduar të paraqitet si aktual.

Artikulli flet për gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja, të cilat atëkohë kishin protestuar para konsullatës serbe në New York, duke kërkuar ndëshkimin e kriminelëve serbë që ushtruan dhunë ndaj tyre.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Pamfleti.com” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid06vBwfisW1uCa77TFFKZqp724tAYrHCWV6JM7KRrH5PsUMLr6QLQggC7xwBLzoKZFl&id=101118555235758


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se artikulli autentik është publikuar më 28 tetor të vitit 2021 nga agjencia e lajmeve “KosovaPress.com”.

Megjithatë, ky artikull nuk gjendet më ose është larguar nga ueb faqja e “KosovaPress.com” (këtu), por i njëjti është gjetur në faqen zyrtare të këtij mediumi (këtu).


Për ta mbështetur edhe më tej faktin se ky artikull është publikuar nga “KosovaPress.com”, hibrid.info e ka gjetur atë të publikuar edhe në portalin “Telegrafi.com”, ku edhe është cituar kjo agjenci e lajmeve. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Pamfleti.com” ka publikuar një artikull të vjetër, duke i vënë titull të rremë me pretendimin ta paraqesin atë si aktual.

Bazuar në faktet e paraqitura në këtë artikull dhe verifikimin e tyre, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere