Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Video e rreme për vdekjen e Isa Mustafës

SHKELZEN OSMANI

Një video e rreme është publikuar më 14 të këtij muaji (korrik) në rrjetin social “Facebook” përmes së cilës pretendohet se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka vdekur nga infektimi me virusin COVID-19.

Në këtë video me përshkrimin “Orët e fundit te Isë Mustafës (ngushllime Familjes)” janë kombinuar edhe deklaratat e zyrtarëve të LDK-së të bëra gjatë homazheve pranë varrit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë përvjetorit të vdekjes.

Video e rreme:

https://www.facebook.com/LedionMedia/videos/283383126072638/?v=283383126072638

Reagimi:

Një video e tillë menjëherë është përgënjeshtruar nga zyrtar të LDK-së.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gentiana Azemi ka bërë të ditur për mediat vendit se rasti videos se rremë është paraqitur në polici nga ana e partisë.

“Sekretari z. Abrashi e ka paraqitur rastin në fjalë në Polici, saktësisht Departamenti për Krime Kibernetike dhe ata janë duke u marrë me këtë çështje. Po ashtu ne konsiderojmë që këto janë veprime të ulta dhe LDK-ja e dënon ashpër këtë fushatë e cila po zhvillohet nëpër rrjetet sociale me qëllim të denigrimit të personave kryesor në LDK, në këtë rast ndaj kryetarit Mustafa”, ka thënë Azemi.

Ndërsa për këtë kanë reaguar edhe Policia e Kosovës (PK), ku në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme hetimore për videot me përmbajtje të rreme.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës në këtë rast Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e PK-së, dhënë për mediat në vend.

“Ju informojmë se Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike është duke e trajtuar rastin në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Kompaninë që ofron shërbimet e internetit. Varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren edhe masat e nevojshme në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”.

https://kallxo.com/lajm/policia-e-prokuroria-ndermoren-masa-hetime-per-publikimet-e-rreme-per-shendetin-e-isa-mustafes/

Verifikimi:

Hibrid.info e ka kategorizuar këtë publikim në rrjete sociale si Manipulim i Fakteve, Clickbait dhe Dezinformatë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere