Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e Mandl për njohje të Kosovës, e vjetër dhe e deformuar

HIBRID

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (26 tetor) një artikull me titull “Eurodeputeti austriak nuk toleron më/ I kërkon pesë vendeve të BE-së ta njohin Pavarësinë e Kosovës: Duhet ta ndjekni shembullin e Izraelit..”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 10 shtator, nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakte.buzz”.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, më 9 shtator kishte vizituar ambasadën e Kosovës në Izrael, ku ishte takuar me ambasadoren e Kosovës, Ines Demiri. Ai me anë të një postimi në Twitter, kishte thënë se me njohjen e Kosovës, Izraeli ka dëshmuar vizion dhe mençuri, duke i ftuar edhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta ndjekin shembullin e këtij shteti.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (10 shtator) nga “Lajmi.net”, i cili edhe citohet nga portali i dyshimtë.

Pra, lajmi është i vjetër, ndërsa kjo faqe është munduar ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Pamfleti.com” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02sko7saHWfFKxtZ2ABB2n6rD3L5ipKBjH96E6d2wx4muAJ7wkdxnymjvYYSGKdr59l&id=101118555235758


Ky artikull është publikuar në kohë reale (10 shtator) nga portal i dyshimtë “fakte.buzz”, të cilin duket se e ka marr nga “Lajmi.net”, por që i ka ndryshuar titullin. (shih këtu)

Artikullin e publikuar nga “Lajmi.net” mund ta gjeni këtu.


“Faleminderit Ines Demiri për shkëmbimin tonë të shkëlqyer të sotëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull urtësie dhe vizioni. Faleminderit! ! Pakica e shteteve të BE-së që mungojnë duhet ta ndjek këtë shembull”, kishte shkruar Mandl në profilin e tij zyrtar në Twitter më 9 shtator. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit shtator, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere