“Action for Democratic Society” (ADS) është organizatë Jo-Qeveritare, e themeluar në vitin 2010 në Kosovë dhe është e regjistruar në departamentin e regjistrimit dhe ndërlidhjes së OJQ-ve në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) të Qeverisë së Kosovës.
Kjo OJQ është regjistruar në bazë të nenit nëntë të Ligjit Nr. 03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në organizatat Jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të ADS-së funksionon janë edhe nivelet vendimmarrëse, të parapara me ligjin e lartpërmendur siç janë, Bordi i Drejtorëve, Kuvendi i Anëtarëve dhe niveli menaxherial, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, i cili është edhe njëri nga themeluesit.
Hibrid.info, si projekt në kuadër të ADS-së, ka filluar së operuari nga muaji qershor i vitit 2020.
Përgjatë viteve, ADS ka realizuar disa projete që kanë të bëjnë me avokim, monitorim, hulumtim dhe ngritje kapacitetesh, me theks të veçantë në fushën e mediave dhe rinisë në Kosovë.
Projektet:
– Që nga janari 2021, ADS po zbaton përmes platformës hibrid.info një projekt në bashkëpunim me Programin Ballkanik të Ndihmës së Medias (BMAP), financuar nga USAID.
Ndërsa, pjesa tjetër e projekteve janë të realizuar në vitet e mëhershme në mënyrë sporadike, e që nuk ndërlidhen me projektin e hibrid.info, siç janë:
- Në vitin 2019, ADS ka zbatuar projektin e titulluar “Ri-aktivizim” i financuar dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në kuadër të Mbështetjes së Veprimit GrassRoots- GRAS
- Në vitin 2018, ADS implementoi projektin për fuqizimin e të rinjve në Kosovë përmes ndërgjegjësimit të tyre për të drejtat e përcaktuara me Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës mbështeti këtë projekt të bazuar në komunitet.
- Në vitin 2017, ADS në bashkëpunim me OJQ -të e bazuara në komunitet në mesin e sektorit rinor zbatuan projektin që synonte të rrisë dukshmërinë e ngjarjeve të kryera nga mekanizmat shtetërorë ndaj të rinjve. Një seri artikujsh të lajmeve që lidhen me komunitetin e të rinjve në Kosovë u botuan në mediat online.
- Në vitin 2014, ADS zhvilloi projektin “Artistët e Ardhshëm” që synonte të informonte nxënësit e shkollave të mesme që dëshirojnë të ndjekin studime në fusha të ndryshme të arteve figurative. Projekti i zbatuar u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.