info@hibrid.info

Titull i pasaktë për presidentin e ri të Kosovës, me video që nuk përmban informacionin e pretenduar

Shkroi: Hyrije Mehmeti Nëpërmjet titullit të një videoje të publikuar në YouTube, është pretenduar se është zgjidhur çështja e presidentit të ri të Kosovës. Publikimi u bë nga kanali “NTV NEWS Albania” më 14 mars dhe për dy ditë ka gjeneruar më shumë se 20 mijë shikime. “Zgjidhet dilema! Zbulohet emri i presidentit të ri […]

Netanyahu nuk ka thënë se “pas Iranit radhën e ka Turqia për kohë të shkurtër”

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shihet kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me një mbishkrim që pretendon se ai ka deklaruar: “Pas Iranit radhën e ka Turqia për kohë të shkurtër”. Kjo përmbajtje është publikuar të dielën (1 mars) në Facebook, nga një faqe me emrin “Lajme”. Postimi gjithashtu ka një vegëz të bashkangjitur […]

Erdogan nuk ka bërë ndarje se kush është partneri më i fortë i Turqisë në rajon

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet artikujve është pretenduar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar Serbinë si partneren më të fortë në rajon. Portali “pamfleti.net” ka shkruar të enjten (12 shkurt) një artikull me titull: “Erdogan e cilëson Serbinë partneren më të fortë në rajon, struken lakejtë e tij në Tiranë e Prishtinë”. Artikulli […]

Titulli nuk përputhet me përmbajtjen

Shkroi: Fatbardh Dema Një artikull me titullin “Karateistët kosovarë përjashtohen nga Evropiani në Qipro për shkak të simboleve shtetërore” është publikuar të martën (10 shkurt) nga Agjencia e Lajmeve “KosovaPress.com”. Çka nuk shkon me këtë titull? Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. […]

Hoxhaj flet për mundësi, jo për anëtarësim të konfirmuar në NATO

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që mban mbishkrimin “LAJM I MADH NGA SHBA, ‘’KOSOVA NË NATO””. Përmbajtja është publikuar në Facebook në njërën nga faqet e televizionit “ATV”, që ka emrin “ATV Videos” dhe ka mbishkrimin “Enver Hoxhaj jep një lajm të madh nga Amerika: Kosova në NATO!”. Postimi përmban edhe vegëzën e […]

Kurti s’ka përmendur emra specifikë për kabinetin e ri qeveritar

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet disa postimeve në Facebook është pretenduar se kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti, ka zbuluar emra nga kabineti me të cilin synon të udhëheqë Qeverinë e re. “Ja EMRAT që priten në poste kyçe”, mban mbishkrimin një imazh në […]

Pretendimi i një burimi anonim të FAZ paraqitet në titull si deklaratë e presidentes Osmani

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar artikulli i titulluar “Kërcënimi i Osmanit ndaj Kurtit për mandatin e dytë: “Nëse s’më bëni presidente, do keni telashe me SHBA-në””. Kjo përmbajtje është publikuar të mërkurën (4 shkurt) nga mediat si “Paparaci.com”, “Veriu.info”, “Mitropol.net” dhe “GazetaPapirus.com“. Çka nuk shkon me titullin? Pretendimi për “kërcënimin” e presidentes së Kosovës, Vjosa […]

Tituj çorientues, ZRRE-ja ende s’ka vendosur për çështjen e faturave të konsumatorëve

Shkroi: Etrit Rexhepi Janë publikuar artikuj me tituj që pretendojnë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë. Këto artikuj janë publikuar të hënën (2 shkurt) nga mediat si “GazetaBlic.com”, “AlbanianPost.com”, “KlanKosova.tv”, “Zeri.tv” dhe “GazetaMetro.net”. Megjithatë, titujt nuk specifikojnë se bëhet fjalë për tarifat […]