
Shkëlzen Osmani – themelues dhe kryeredaktor i hibrid.info
Shkelzen Osmani është Drejtor i Organizatës Joqeveritare ADS dhe themelues i platformës për kontroll të fakteve (fact-checking), hibrid.info. Për më shumë se 15 vjet (2001-2016), Shkelzeni ka qenë aktivisht i angazhuar në punën në media, herë si gazetarë e herë si redaktor e kryeredaktor. Përgjatë kësaj periudhe ai ka qenë pjesë e shumë mediave vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2017, Shkelzeni ka qenë i angazhuar si menaxher dhe udhëheqës i një sërë projektesh në fushën e mediave, rinisë dhe ekonomisë. Me qëllim që të jep një kontribut më specifik në fushën e menaxhimit dhe mediave, ai ka magjistruar në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin Staffordshire me temën e diseratcionit “Ndikimi i Marketingut Digjital në Transformimin e Mediave”. Ky gërshetim i përvojës dhe edukimit, e ka shtyrë atë ta themeloj këtë platformë, më qëllim që të kontribuojë krijimin e një ambienti më të sigurt informues, në kohën e digjitalizimit të hovshëm të mediave dhe të fushave tjera.

Fatbardh Dema – hulumtues dhe koordinator
Fatbardh Dema punon si hulumtues dhe koordinator në hibrid.info. Ai ka një eksperiencë prej 10 vjet në media dhe në koordinim të projekteve. Fatbardhi ka punuar si gazetar dhe redaktor në disa media online në Kosovë. Duke qenë pjesëmarrës në trajnime e punëtori brenda dhe jashtë vendit, ai është specializuar në fushën e kontrollit të fakteve (fact-checking)..

Festim Rizanaj – hulumtues
Festim Rizanaj është i angazhuar si hulumtues në hibrid.info. Ai ka përfunduar studimet e doktoratës në Shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë – Universiteti Anadolu (Anadolu University), Turqi. Ai është i angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Rizanaj ka botuar artikuj dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e medias. Interesi i tij kërkimor është në, mediat online, kontroll të fakteve (fact-checking), diplomaci publike dhe digjitale.

Plator Avdiu – bashkëpunëtor dhe këshilltar i jashtëm
Plator Avdiu aktualisht punon Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Ai është i angazhuar në QKSS prej vitit 2014 në projekte të ndryshme vendore e rajonale në fushën e integritetit në polici e ushtri, temat që kanë fokus luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar në sektorin e sigurisë, anëtarësimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe në programet Horizon 2020 të Komisionit Evropian në sektorin e sigurisë. Krahas kësaj, ai është autor dhe bashkautor i raporteve hulumtuese e publikimeve që trajtojnë temat e sigurisë dhe të mbrojtjes. Për më tepër, përvoja profesionale e Platorit përfshin angazhimin si konsulent i programi për siguri dhe mbrojtje të Transparency International. Nga ana tjetër, në platformën hibrid.info është i angazhuar si Këshilltar i Jashtëm për të kontribuar me përvojën e tij në fushën e sigurisë. Platori ka diplomuar për studime master në Universitetin e Letonisë, në Riga, në drejtimin për Studime Evropiane duke qenë bursist i programit të Komisionit Evropian JoinEU-SEE III/Erasmus Mund Action 2 Partnerships. Ndërsa, studimet themelore i ka përfunduar për shkencat politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 2008.

Alban Zeneli – bashkëpunëtor dhe këshilltar i jashtëm
Alban Zeneli është ligjërues në Departamentin e Gazetarisë, Universiteti i Prishtinës nga viti 2009. Ai ka përfunduar studimet e doktoratës në Shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë, në Departamentin e Gazetarisë-Universiteti i Prishtinës. Që nga viti 2002 Zeneli ka punuar si gazetar në media të ndryshme në Kosovë. Interesi i tij kërkimor është në mediat elektronike, mediave online, teknologjisë mediatike, kontroll të fakteve (fact-checking) dhe ka avoku në avancimin e të drejtave të gazetarëve. Ai ka botuar artikuj dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e medias. Ai ishte sekretar i bordit të Seminarit të Albanologjisë, një konferencë tradicionale ndërkombëtare e organizuar nga Universiteti i Prishtinës, dhe sekretar në Institutin e Medias, i cili është pjesë e Departamentit të Gazetarisë (UP). Brenda këtij departamenti, në nivelin bazik dhe master, Zeneli ka angazhim e asistim edhe në lëndët Gazetaria në Televizion dhe Radio, mediat e reja, Metodologji e Hulumtimit në Shkenca Sociale si dhe Etika në Gazetari. Zeneli së fundi i është bashkuar iniciativës së hibrid.info për të dhënë kontributin e tij të çmuar në fushën e gazetarisë dhe hulumtimit.