info@hibrid.info

Kurti nuk ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do t’i marrë 80 deputetë

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet publikimeve në media dhe në Facebook është pretenduar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse ka zgjedhje të reja parlamentare, ai do t’i marrë 80 deputetë. “Kurti i bindur nëse ka zgjedhje: Unë i marr 80 deputetë”, ka qenë titulli dominues i këtyre pretendimeve të publikuara më […]

Me fotografi të vjetra pretendohet rrejshëm për mbingarkesa të pompave të derivateve në Shkup

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet dy fotografive të publikuara në Facebook, llogaria “Lajme Nga Bota” ka pretenduar për kolona të veturave në pompat e derivateve në Maqedoni të Veriut (këtu dhe këtu). Madje sipas pretendimit, disa pompa në Shkup kanë mbetur pa derivate për shkak të blerjeve që po i bëjnë qytetarët nga paniku. Publikimet janë […]

Pretendohet rrejshëm se Irani paralajmëroi sulm ndaj kampit “Bondsteel” në Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes disa postimeve në Facebook, pretendohet se Irani ka publikuar një hartë ku paraqiten bazat amerikane që do të goditen, dhe se në mesin e objektivave të mundshme përfshihet edhe baza ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj, Kosovë. Ky pretendim u publikua fillimisht nga faqja “Kosova Report”, e më pas u shpërnda edhe […]

Netanyahu nuk ka thënë se “pas Iranit radhën e ka Turqia për kohë të shkurtër”

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shihet kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me një mbishkrim që pretendon se ai ka deklaruar: “Pas Iranit radhën e ka Turqia për kohë të shkurtër”. Kjo përmbajtje është publikuar të dielën (1 mars) në Facebook, nga një faqe me emrin “Lajme”. Postimi gjithashtu ka një vegëz të bashkangjitur […]

Rozeta Hajdari nuk është liruar nga akuza për keqpërdorim të dyshuar të rezervave shtetërore

Shkroi: Etrit Rexhepi Është pretenduar nëpërmjet publikimeve në portale e media sociale, se ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, është liruar nga akuza për keqpërdorim të dyshuar të rezervave shtetërore. “Rozeta Hajdari lirohet nga akuza”, mban titullin një shkrim i datës 12 shkurt 2026, i publikuar në uebfaqen “prointegra.ch”. Pas verifikimit është […]

Erdogan nuk ka bërë ndarje se kush është partneri më i fortë i Turqisë në rajon

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet artikujve është pretenduar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar Serbinë si partneren më të fortë në rajon. Portali “pamfleti.net” ka shkruar të enjten (12 shkurt) një artikull me titull: “Erdogan e cilëson Serbinë partneren më të fortë në rajon, struken lakejtë e tij në Tiranë e Prishtinë”. Artikulli […]

Videoja e vjetër e Haradinajt paraqitet rrejshëm sikur ai po kërkon tash votë për president

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një publikimi në Facebook, është pretenduar se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është duke kërkuar votë për t’u bërë president. “Ramush Haradinaj lyp voten per PRESIDENT”, është përshkrimi i videos së publikuar nga llogari “Ndryshimi Vazhdon” (arkivë) më 28 janar. Çka përmban videoja dhe cila është […]

Kanali rus në Telegram pretendon rrejshëm se FSK-ja ka prezantuar dronin “SKIFTERI K1”

Shkroi: Fatbardh Dema Kanali në gjuhën ruse në Telegram “Белорусский силовик” ka publikuar një përmbajtje përmes së cilës pretendon se “Forcat e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar dronin luftarak SKIFTERI K1, të zhvilluar brenda vendit”. E njëjta përmbajtje më pas u publikua nga rrjeti propagandistik rus “Pravda”, si dhe në një ueb-faqe ruse “podolyaka.ru”. Çka […]