info@hibrid.info

Përmbajtja nuk e sqaron se Abdixhiku i dha mbështetje Osmanit për Bordin e Paqes

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh që ka mbishkrimin “E KONFIRMUAR – LUMIR ABDIXHIKU I JEP MBËSHTETJE VJOSA OSMANIT”. Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (9 shkurt) në Facebook nga faqja me emrin “Gazeta Minuti”. Ndërsa këtij postimi i është vënë mbishkrimi “Kreu i LDK-së e ka konfirmuar se i ka dhënë mbështetje të plotë […]

Dosja Epstein: Dezinformohet se nga Kosova u trafikuan mbi 1 milion fëmijë

Autorë: Fatbardh Dema dhe Etrit Rexhepi Profile të ndryshme në rrjetin social X kanë publikuar pretendime se përmes Kosovës janë trafikuar mbi 1 milion fëmijë. Ky pretendim është ngritur pas publikimit të dosjeve të financiarit të diskredituar amerikan Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë (DOJ) në ShBA. Si erdhi deri te ky pretendim? Në një […]

Pretendim i rremë për vdekjen e të miturës që dyshohet se u dhunua

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një videoje të publikuar në TikTok të premten (30 janar) është pretenduar për vdekjen e një 13-vjeçareje e cila dyshohet se u dhunua nga një 55-vjeçar. Pretendimi u publikua nga llogaria “LajmetEDites”. “Kryesisht lëndime traumatike të cilat janë fatale dhe nuk mund të kenë gjasa për mbijetesë. Ka pasur lëndime në […]

Keqinterpretohet deklarata e Gashit për “mbledhjen e nënshkrimeve për president” nga Haradinaj

Shkroi: Etrit Rexhepi Janë publikuar përmbajtje me mbishkrimin që pretendojnë se ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën për president të shtetit. Përmbajtjet janë publikuar të enjten (29 janar) nga faqet në Facebook […]

Videoja e vjetër e Haradinajt paraqitet rrejshëm sikur ai po kërkon tash votë për president

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një publikimi në Facebook, është pretenduar se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është duke kërkuar votë për t’u bërë president. “Ramush Haradinaj lyp voten per PRESIDENT”, është përshkrimi i videos së publikuar nga llogari “Ndryshimi Vazhdon” (arkivë) më 28 janar. Çka përmban videoja dhe cila është […]

Publikohet si fakt deklarata e Janjiq se Amerika paraqet dokument për njohje Kosovë-Serbi

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh me mbishkrimin “Amerika paraqet dokument për njohje Kosovë – Serbi në mars ose prill”. Imazhi me këtë mbishkrimin është gjetur i publikuar (18 janar) në TikTok nga llogaritë me emrat “gazeta_minuti” dhe “linkesti4” si dhe në Facebook në grupin “#QeveriaKurti3”, nga një llogari me emrin “Javer Karagjyzi”. Çka nuk […]

Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës u bë vetëm nga një zinxhir furrash në Prishtinë

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale Facebook të hënën (12 janar) u publikua një postim (fotolajm) me pretendimin se rritet çmimi i bukës në 70 centë. Ky pretendim u gjet i publikuar në shumë faqe në Facebook vetëm si fotolajm, pa artikull. Faqet që e publikuan këtë postim janë “Korrekt Press”, “Teleneës”, “RilindjaShqiptare”, “Revista Ora”, […]

Pretendim i pasaktë për koalicion mes LVV-së dhe Listës Serbe në Graçanicë

Shkroi: Etrit Rexhepi Janë publikuar disa artikuj në titujt e të cilëve është pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë koalicion me Listën Serbe (LS) në komunën e Graçanicës. Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të martën (30 dhjetor) nga mediat si “Nacionale.com”, “VoxKosova.com” dhe “Periskopi.com”. Cila është e vërteta? Hibrid.info gjeti se pretendimi për […]

Manipulohet me deklaratën e Thaçit në lidhje me UÇK-në

Nëpërmjet një videoje të publikuar në TikTok është pretenduar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk është nga ata që i janë bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Thaçi: Nuk jam nga ata që iu kam bashkëngjitë UÇK-së…” është mbishkrimi mbi videon 5-sekondëshe në të cilën flet Thaçi. Videoja u publikua nga llogaria […]