[email protected]

Hibrid.info prezanton praktikat e kontrollit të fakteve shoqërisë civile, gazetarëve lokal dhe zyrtarëve të institucioneve publike

Hibrid.info së fundmi ka mbajtur një sesion informues gjithëpërfshirës në Prishtinë, ku morën pjesë gazetarët lokalë, zyrtarët për informimi në institucione publike dhe aktivistë të shoqërisë civile. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i aftësive të pjesëmarrësve në kontrollin e fakteve, një nevojë thelbësore e mënyrës së informimit. Përveç ekipit të Hibrid-it, i cili […]

Diskutim akademik për verifikimin e fakteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Hibrid.info, në bashkëpunim me Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizoi një diskutim akademik për verifikimin e fakteve. Studentët u njohën me procesin e verifikimit të fakteve, format e çrregullimit informativ, dhe mënyrat për t’i identifikuar ato. Ky sesion u shndërrua në një përvojë të rëndësishme për të zhvilluar aftësitë e tyre […]

Nxitja e gazetarisë objektive dhe lufta kundër dezinformimit: Trajnim në RIT Kosovo

Në një përpjekje për të promovuar gazetarinë objektive dhe luftimin e dezinformimit, një trajnim për fact-checking u mbajt në RIT Kosovo. Ekspertët nga hibrid.info, së bashku me studentët u angazhuan në analizimin e rasteve konkrete dhe diskutimin e praktikave më të suksesshme për të identifikuar dhe trajtuar dezinformatat në hapësirën informative. Në një pjesëmarrje të […]

Sesion informues në Graçanicë për çrregullimin informativ

Në Graçanicë, u organizua një diskutim i rëndësishëm rreth ndikimit të dezinformimit dhe formave të tjera të çrregullimit informativ. Trajnimi u zhvillua në ambientet e Qendrës për Paqe dhe Tolerancë Graçanicë, në bashkëpunim me CSD – Communication for Social Development. Gjatë këtij sesioni informativ, pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin në praktikë mënyrat për identifikimin e […]

Trajnim në Podujevë rreth identifikimit të formave të çrregullimit informativ

Në një sesion informues në Podujevë, në ambientet e organizatës OAKTIV, u diskutuan dhe analizuan format e ndryshme të keqinformimit, duke u fokusuar në shembuj të rasteve konkrete në Kosovë. Diskutimi u përqendrua në lajmet e rreme, dezinformata, manipulimin e fakteve, teoritë konspirative, clickbait, dhe forma të tjera të manipulimit të informacionit. Pjesëmarrësit u nxitën […]

Mbyllet java e trajnimeve për studentët e Hybrid Lab

Studentët e projektit Hybrid Lab e kanë mbajtur sesionin e fundit informues me themeluesin e platformës Hibrid.info, Shkelzen Osmanin. Me një përvojë të pasur në fushën e verifikimit të informacionit, Osmani ka ndihmuar studentët t’i kuptojnë format e ndryshme të çrregullimit informativ dhe si t’i identifikojnë ato. Pjesëmarrësit e trajnimit janë përgatitur intensivisht për të […]

Alban Zeneli drejton trajnimin për gazetarinë dhe informimin: Studentët përgatiten për ta luftuar dezinformimin

Në një nismë të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe për ta luftuar dezinformimin në mjedisin digjital, profesori Alban Zeneli e ka drejtuar një trajnim të veçantë me studentët e Hybrid Lab. Duke qenë se pjesë e këtij projekti janë edhe studentë nga degë të tjera përveç gazetarisë, Zeneli i ka sjellë atyre […]

Diskutim për keqinformimin në Mitrovicën e Veriut

Në një sesion intensiv dy-orësh, pjesëmarrësit diskutuan dhe analizuan formet e ndryshme të keqinformimit, duke u fokusuar në shembuj konkrete të manipulimit të informacionit. Diskutimi u zhvillua në ambientet e OJQ-së Aktiv në Mitrovicën Veriore, ku pjesëmarrësit diskutuan rreth dezinformimit, lajmeve të rreme, manipulimit të fakteve, mashtrimeve, gabimeve, dhe teorive konspirative. Përmbledhja e shembujve konkret […]

Trajnime për keqinformimin organizohen në Pejë dhe Gjakovë

Në një ngjarje të rëndësishme, trajnimet përballë keqinformimit zgjerohen edhe në qytetet e Pejës dhe Gjakovë, duke sjellë njohuri të thella dhe praktika për të kundërvënë dezinformimin në çdo formë. Për të shpjeguar pjesëmarrësve teknikat e fakt-checking për fotografitë dhe videot, si dhe për të identifikuar fotografi të gjeneruara me inteligjencë artificiale, trajnerët u përqendruan […]

Trajnim për çrregullimin informativ në Mitrovicë

Në ambientet e Bonevet në Mitrovicë, trajnimi për luftën kundër dezinformimit ofroi njohuri thelbësore për pjesëmarrësit në lidhje me llojet e çrregullimit informativ. Duke diskutuar për dezinformata, lajme të rreme, manipulim të fakteve, mashtrimin, gabimet dhe teoritë konspirative, pjesëmarrësit u pajtuan në një përmirësim të thellë të aftësive për të identifikuar dhe përballuar fenomenin e […]

Translate »