info@hibrid.info
Deklarata e gazetarit paraqitet në tituj si marrëveshje e konfirmuar
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi  

Janë publikuar përmbajtje me mbishkrimin “Osmani kandidate e VV-së për presidente, marrëveshja është arritur”.

Përmbajtjet janë publikuar të martën (6 janar), si imazhe në Facebook, nga faqet e mediumeve “FrontOnline.com” dhe “Ballkani.info”. Një njërin postim shfaqet vetëm portreti i Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës, kurse në tjetrin shfaqet fotografia e presidentes me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Postimeve në koment u janë bashkangjitur vegëzat e artikujve, që kanë si titull të njëjtin mbishkrim (shih këtu dhe këtu).

Çka nuk shkon me pretendimin në këta tituj?

Informacioni se “është arritur marrëveshja që Kurti ta propozojë Osmanin sërish si kandidate për presidente” është deklaratë e gazetarit Leonard Kërquki, por një gjë e tillë nuk sqarohet në titujt e këtyre përmbajtjeve.

Se nga kush ka ardhur informacioni, sqarohet vetëm pas klikimit të vegëzave që përmbajnë këto përmbajtje, kur thuhet se “Gazetari dhe autori i Pressing, Leonard Kerquki, referuar burimeve të afërta me presidenten Vjosa Osmani, deklaroi se ‘është arritur marrëveshja që Kurti ta propozojë Osmanin sërish si kandidate për president’”.

Në bazë të përmbajtjeve në komentet që kanë marrë postimet nga përdoruesit në Facebook, mund të vlerësohet se audienca ka mundësi që informacionin e paraqitur në atë mënyrë, ta lexojë si të mirëqenë.


Hibrid.info ka kontrolluar dhe ka gjetur një video-material të shkëputur nga emisioni “Pressing”, të transmetuar të martën (6 janar), me përshkrimin “EKSKLUZIVE / BURIMET E KERQUKIT: OSMANI KANDIDATE E VV’së PËR PRESIDENTE – MARRËVESHJA ËSHTË ARRITUR/ PRESSING” (shih këtu).

Nga ajo që shihet dhe dëgjohet në këtë video, konfirmohet deklarata e Kërqukit, për të cilën është raportuar në brendësi të përmbajtjeve të trajtuara.

Hibrid.info po ashtu gjeti artikuj, në titujt e të cilëve bëhet e ditur se informacioni ka ardhur nga një deklaratë e gazetarit Kërquki (shih këtu dhe këtu).

Ndërsa pas kontrollit në llogaritë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Facebook, të përfolurit në deklaratën e Kërkuqit, nuk është hasur asnjë njoftim që konfirmon arritjen e ndonjë marrëveshjeje për këtë çështje (shih këtu dhe këtu).


Në deklarimet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Vjosa Osmani, presidentja aktuale, është shprehur se synon edhe një mandat në këtë pozitë (këtu). Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike që të shkojmë prapë në zgjedhje pas katër muajsh, kur i përfundon mandati Vjosa Osmanit si presidente, nëse nuk votohet për të parin e vendit në kuvend (këtu).

Analiza:

Pretendimi për arritje të një marrëveshjeje për kandidimin e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente nga LVV, është deklaratë e gazetarit Leonard Kërquki.

Por, në titujt e disa mediave, ky informacion është publikuar si pohim faktik, pa u sqaruar se bëhet fjalë për një citat.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, këto tituj nga hibrid.info vlerësohen si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Leave a Reply