Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull dhe përmbajtje të rreme

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “todaykhobor.com” ka publikuar një artikull me titull “Avdullah Hoti : Shume shpejt kena me shkarku Albinin e ju populli votone apet?”.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli të jetë i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Gjithashtu, edhe përmbajtja është e sajuar, ku pretendohet rrejshëm se ish-kryeministri Hoti ka thënë se rinia kosovare duhet të punojnë edhe për pagë 150 euro.

Edhe pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë të bërë nga Hoti.

Teksti i artikullit të publikuar në “todaykhobor.com”:

Hoti: “Rinia duhet me punu edhe per 150 euro, me i kontribu shtetit se fajet i keni ju që..” Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti ka kritikuar rinin e Kosoves mbreme ne nje interviste qe pati per televizionet kosovare.Ne kete interviste ai u shprehe se rinia kosovare s’po punojn.. “Rinia e Kosoves nuk po punon hiq. Ata duhet me punu edhe per 150 euro me i kontribu shtetit.”

Vegëza e artikullit të publikuar në “todaykhobor.com”:

https://todaykhobor.com/healthy/avdullah-hoti-shume-shpejt-kena-me-shkarku-albinin-e-ju-populli-votone-apet/?fbclid=IwAR2hezY8VllDKzG8D5CtO85aAF9mcxZ4gg0iztPTrfafrDX6LcB9j2hbKUk
https://todaykhobor.com/healthy/avdullah-hoti-shume-shpejt-kena-me-shkarku-albinin-e-ju-populli-votone-apet/?fbclid=IwAR2hezY8VllDKzG8D5CtO85aAF9mcxZ4gg0iztPTrfafrDX6LcB9j2hbKUk


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaykhobor.com” ka publikuar një artikull me titull dhe përmbajtje të rreme. Pas kërkimit të hibrid.info, rezulton se Hoti nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me shkarkimin e Albinit, sikurse nuk ka thënë se “rinia kosovare duhet të punojnë për pagë 150 euro”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull ka shumë elemente të një “lajmi të rremë” dhe të “clickbait”-it, dhe për këtë arsye, vlerësohet si i tillë.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere