Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “Po çmendet Vuçiq në atë se çka po sheh, dhe i bën lutje Albin Kurtit të ulen dhe të bisedojnë!!!”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Në artikull bëhet e ditur se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në profilin e tij në “Instagram” ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se veprimet policore të Kosovës janë “të njëanshme dhe kriminale” dhe se ato në asnjë formë nuk do të pranohen. Ai ka shtuar se Serbia është gjithherë e gatshme për dialogun në Bruksel dhe se nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara. Pra, nuk është e vërtetë se Presidenti serb ka bërë lutje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që të ulen dhe të bisedojnë, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetamitrovica.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/09/22/po-cmendet-vuciq-ne-ate-se-cka-po-sheh-dhe-i-ben-lutje-albin-kurtit-te-ulen-dhe-te-bisedojne/?fbclid=IwAR1ak39dzBgUxlVu1bJNZTAxFDG3gY9jgPt660Vr4tix9gfc4pyuB7VH3lM

Ky artikull i portalit të dyshimtë “gazetamitrovica.com” është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/221673173336041


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga disa mediume online në Kosovë :


Komenti i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në profilin e tij zyrtar në Instagram:

https://www.instagram.com/p/CUGCZZzgIjG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9e01d53b-0bdd-46b4-83ef-e19ed18dbeb1


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull me një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e kishte quajtur veprimet e fundit policore në veri të Kosovës si të “njëanshme dhe kriminale”.

Por, në këtë artikull është vendosur një titull i sajuar me pretendim të rremë se presidenti serb i ka bërë lutje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të ulen dhe të bisedojnë.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere