Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi
[ ARTIKULLI ]

Pajisjet ushtarake që iu dhuruan Ukrainës, pretendohet rrejshëm se do t’i dhurohen Kosovës

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot (15 dhjetor) një video-material, në të cilin shfaqen paisje ushtarake për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen Kosovës si donacione.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur burime që vërtetojnë pretendimine publikuar nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7312714816244813061

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se nga janë marrë pamjet e pajisjeve ushtarake të shfaqura në videon e llogarisë në fjalë.

Artikujt e gjetura nga hibrid.info, tregojnë për dronë ushtarakë të prodhuar në shtetin turk, të cilat i janë dhuruar shtetit të Ukrainës. (shih këtu dhe këtu)


Po ashtu me anë të makinës së kërkimit, “Google”, informata e fundit e gjetur në raport me pretendimin, është një artikull që tregon për takimin e kryeministrit Albin Kurti me drejtorin e kompanisë që prodhon dronë Bayraktar. (shih këtu)

Në këtë takim është theksuar së ishte diskutuar mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, por nuk është vënë në dukje çështja e ndonjë donacioni të mundshëm për Kosovën.

Ndërsa në njoftimet Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilat hibrid.info ka hululmtuar, nuk ka lajme që konfirmojnë pretendimin e kësaj llogarie. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton pretendime të ngjashme nga llogaria e njëjtë në TikTok. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, që shfaq pajisje ushtarake për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen si donacion Kosovës.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur prova nga burimet zyrtare që mbështesin publikimin e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere