Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull tendencioz

HIBRID

Portali i dyshimtë “todaynews35.com” ka publikuar një artikull me titull “Ekskluzive – Kërkohet arr estimi i kryeministrit Avdullah Hoti”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se i njëjti pretendim të jetë bërë edhe më parë, i publikuar në korrik të vitit të kaluar.

Përderisa në titull lë të kuptohet se ka ndonjë vendim zyrtar për urdhër-arrest të Hotit nga ndonjë institucion relevant, në përmbajtje paraqitet vetëm një akuzë nga opinionisti Rron Gjinovci. Pra, titulli i këtij duket të jetë bërë me tendencë dhe, njëkohësisht, nuk i përgjigjet përmbajtës së artikullit.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews35.com”:

Ekskluzive – Kërkohet arr estimi i kryeministrit Avdullah Hoti

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka kërkuar arr estimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit.

Gjinovci në një postim në Fa cebook, ka thënë se Hoti duhet të arr estohet si i dy shuar për vd -‘ekjet e javëve të fundit nga Ko ronavirusi në Kosovë, përcjell Bota sot.

Re agimi i tij vjen, pasi kryeministri Hoti, ka p aralajmëruar se mund të shpa llet gjendja e ja shtëzakonshme në Kosovë, pas rritjes së ra steve me Co vid-19 në vend.

“Tashmë u bë krejtësisht e qartë që kryeministri Hoti me që llim nuk ka marrë masa për me shpalle gjendjen e ja shtëzakonshme. Prokuroria duhet me arr estu si të dyshuar për vd -‘ekjet e javëve të fundit”, ka shkruar Gjinovci në Fa cebook.

Vegëza e artikullit të publikuar në “todaynews35.com”:

https://todaynews35.com/archives/387?fbclid=IwAR3H3ZtWp8qEWZPHGsj5F0JwMQJPy7agHfui38M8Uk3dTrJprBGOKXACo3c
https://todaynews35.com/archives/387?fbclid=IwAR3H3ZtWp8qEWZPHGsj5F0JwMQJPy7agHfui38M8Uk3dTrJprBGOKXAC

I njëjti artikull me titull të njëjtë është publikuar në korrik të vitit 2020 nga portali  “BotaSot.info”:

Vegëza e artikullit të publikuar në “BotaSot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1332043/kerkohet-arrestimi-i-kryeministrit-avdullah-hoti/


Analiza:

Pretendimi i bërë përmes titullit nxitës i publikuar nga portali i dyshimtë “todaynews35.com”, në bazë të kontrollit të fakteve, është konstatuar se është ri-publikim, meqenëse i njëjti është publikuar në korrik të vitit të kaluar nga “Botasot.info”. Pra i njëjti artikull me titull tendencioz po vazhdon të qarkullojë ende në hapësirën digjitale. Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere