Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli nuk kuptohet se në cilin vend do të fillojë vaksinimi me dozë të tretë

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull përgjithësues “Doza e tretë të vaksinës këtë muaj”.

Me këtë titull të vendosur nga portali “kosova-sot.info”, nuk qartësohet se cili shtet do të fillojë të japë edhe dozën e tretë të vaksinës anti-Covid në muajin shtator. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se në fakt bëhet fjalë për shtetin e Italisë.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se Italia do të fillojë të japë një dozë të tretë të vaksinave kundër COVID-19 për grupet e njerëzve të konsideruar veçanërisht të brishtë.

“Ne kemi dozën e tretë në Itali”, ka thënë Speranza të hënën, shkruajnë mediat italiane.

“Ne do të fillojmë në shtator me pacientë të brishtë si ata nga onkologjia dhe pacientët me transplantime”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/567245/doza-e-trete-te-vaksines-kete-muaj/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një vendim për vaksinimin me dozën e tretë kundër virusit Korona në Itali, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova, shtuar kësaj edhe faktin se portali në fjalë, fillimisht ka qenë e përditshme e shtypur në Kosovë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere