[email protected]
Eulex-i përgënjeshtron pretendimet e Vuçiqit dhe Petkoviqit se i është ndaluar të marrë pjesë në operacionet e Policisë së Kosovë
shape
shape
shape

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar dje (28 shtator) një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, sipas të cilit, “misionit të EULEX-it nuk i është lejuar të marrë pjesë në operacionet hetimore në qytetin e Banjskës, sepse Prishtina dëshiron të fshehë faktin se serbët janë vrarë në mënyrë brutale dhe të dhimbshme”.

Petkoviq këtë pretendim e bëri ditën e enjte (28 shtator) në një konferencë për media rreth ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Përkundër këtij pretendimi, Eulex-i ka përgënjeshtruar pretendimet e Petkoviqit.


Vegëza e artikullit të publikuar në ueb-faqen e Zyrës:

https://www.kim.gov.rs/v5325.php?fbclid=IwAR2fdjb3uaCil6l92A3veSNs-nQBPQo1rWmB2EwQiCaLICaDTfbWEMTdRzk


Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.tanjug.rs/srbija/politika/52077/petkovic-eulex-nije-ucestvovao-u-istrazi-zeleli-su-da-sakriju-da-su-srbi-ubijani/vest

https://studiob.rs/petkoviceulex-nije-ucestvovao-u-istrazizeleli-su-da-sakriju-da-su-srbi-ubijani/

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një konferencë për media tha se Kosova nuk e lejoi misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, që të marrë pjesë në hetimet për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, sepse sipas tij, “ata duan të fshehin disa prova”.

Pretendime për moslejimin e EULEX-it në rastin e 24 shtatorit në Banjskë kishte edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në konferencën për media të mërkurën (27 shtator) tha se “EULEX-i u refuzua të ndërmarrë veprime, ne jemi të shokuar që ata heshtin dhe nuk bëjnë deklaratë publike”. (këtu)

Edhe gjatë takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, të cilët i kishte pyetur se pse EULEX-i u refuzua të marrë pjesë në operacioni e kryer. “Po ashtu kam pyetur pse [misioni i BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit]EULEX-i është refuzuar nga Policia e Kosovës që të marrë pjesë në operacionin e kryer në veri të Kosovës”. (këtu)

Por, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë (REL) EULEX-i përgënjeshtron pretendimet e Petkoviq-it dhe Vuçiq-it, duke bërë të ditur se nuk është ndaluar të marrë pjesë dhe vëzhgojë operacionet e Policisë së Kosovës. (këtu)

EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”.

Misioni ka monitoruar dhe do të vazhdojë të monitorojë aktivitetet e kryera nga autoritetet në Kosovë që lidhen me sulmin, sikurse hetimet, konfiskimet dhe bastisjet. Në përputhje me mandatin që kanë dhe me legjislacionin e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it ishin të pranishëm gjatë kryerjes së autopsisë, në cilësinë e monitoruesve”.


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petkoviq, pretenduan se misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, u ndalua të merrte pjesë dhe të vëzhgojë operacionet e Policisë së Kosovës.

Vetë Eulex ka përgënjeshtruar pretendimet e zyrtarëve serb.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others