Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i Haxhiut se ka vaksina me afat të skaduar, është i pabazuar

HIBRID

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, mbrëmë në emsionin “Direkt” në televizionin ATV, ka pretenduar pa fakte se mbi 132 mijë vaksina anti-Covid kanë skaduar dhe se këtë informacion po e mban të fshehtë Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që iu ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha Haxhiu në emisionin Direkt në ATV.

Deklarata e plotë e Haxhiut për skadimin e afatit të vaksinave anti-Covid:

https://www.facebook.com/ATVKS/videos/525152015308980/

Të njëjtin pretendim deputeti Haxhiu e ka bërë edhe dje (19 janar) gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. (shih videon e mbledhjes së komisionit nga minuta e dytë).


Pas kësaj deklarate të deputetit të PDK-së, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë duke e quajtur si të pavërtetë.

Të kontaktuar nga portali “Paparaci.com”, ky dikaster thotë se në stoqet e vaksinave anti-COVID nuk ka asnjë vaksinë me afat të skaduar të përdorimit.

“Në stoqet e vaksinave kundër COVID-19 të MSh-së nuk ka asnjë vaksinë me afat të skaduar te përdorimit. Kosova ka ne dispozicion rreth 500. 000 doza te vaksinës kundër COVID-19 dhe asnjë prej vaksinave ne stokun aktual nuk ka afat me te shkurtër përdorimi se data 1 qershor, 2022”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për mediumin online Paparaci.

Vegëzën e artikullit të publikuar nga mediumi online Paparaci.com mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka pretenduar pa fakte se mbi 135 mijë vaksinave anti-Covid në Kosovë iu ka skaduar afati, dhe sipas tij këtë fakt po e fsheh Ministria e Shëndetësisë.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga kjo Ministri, duke e demantuar pretendimin e deputetit Haxhiu, ku u bë e ditur se nuk ka asnjë vaksinë me afat të skaduar te përdorimit.

Nga analiza e kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, kjo deklaratë e Haxhiut vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”, pasi i njëjti nuk ofron asnjë fakt që e mbështet  pretendimin e bërë.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere