Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Autobusi mbi lumin Lana në Tiranë, paraqitet si ngjarje e ndodhur në Edinburg të Skocisë

FATBARDH DEMA

Në një grup në Facebook me përmbajtje në gjuhën angleze “Travel Scotland Goals Group” është publikuar me datë 6 prill një fotografi që shfaq një autobus mbi një pjesë të lumit, e cila mban mbishkrimin “New footbridge over ‘The Water of Leith’ in Edinburgh”, që në shqip përkthehet “Urë e re për këmbësorë mbi ‘The Water of Leith’ në Edinburg”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në fotografi shfaqet autobusi i Tiranës, i cili në vitin 2022 pas një aksidenti kishte përfunduar mbi lumin Lana.


Vegëza e postimit të publikuar në grupin “Travel Scotland Goals Group” nga llogaria me emrin “Dave Neale”:

https://archive.is/R2wbw


Hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar në kanalin televizionit “Vizion Plus TV” në Youtube, me datë 29 prill 2022, që kishte raportuar lidhje me këtë aksident. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar me datë 30 prill 2022 në portalin “Durreslajm-al”. (këtu)


Arsyeja e trajtimit të kësaj përmbajtje nga hibrid.info, është se e njëjta u publikua në një grup që numëron mbi 260 mijë anëtarë, ndërsa deri në publikimin e këtij artikulli, postimi ka arritur t’i grumbullojë mbi 26 mijë reagime, 2 mijë e 300 komente e 3 mijë e 500 shpërndarje. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Fotografia e vitit 2022 që shfaq një autobus të Tiranës të aksidentuar në lumin Lana, u publikua në një grup të huaj me pretendimin se ngjarja ka ndodhur në Edinburg të Skocisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere