Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Deepfake: Në video nuk paraqitet presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke vallëzuar, por një balerin rus

HIBRID

Një llogari në median sociale Facebook ka publikuar një video-material në të cilin paraqitet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy duke vallëzuar.

Kontrollues faktesh nga Reuters (këtu) e kanë trajtuar këtë përmbajtje, e cila ka rezultuar të jetë e montuar dhe se në videon origjinale paraqitet një valltar rus.

Pra, autori ka ndërhyrë në videon origjinale, duke e zëvendësuar fytyrën e balerinit rus me atë të presidentit ukrainas.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Erion Dreshaj”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02JwCVTyjyyJ7M7nTtcjsWCN8JACTX5ng3oooko1rwxUa98AuBQeSoF5bwMn1Arutgl&id=100086370528178


Video origjinale është gjetur në median sociale “TikTok” e publikuar me datë 1 dhjetor 2022 nga vetë protagonisti i saj, balerini rus Vusal Mekhtiyev. (shih këtu)


Mekhtiyev ka sqaruar për Reuters se videoja ku paraqitet ai duke vallëzuar, është autentike. (shih këtu)


Hibrid.info ka vendosur ta trajtojë këtë përmbajtje, për arsyen se e njëjta është publikuar në gjuhën shqipe.

Analiza:

Video që shfaq presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duke vallëzuar, është e montuar, pasi që në videon origjinale shfaqet balerini rus Vusal Mekhtiyev.

Autori ka zëvendësuar fytyrën e balerinit rus me atë të presidentit ukrainas. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere