[email protected]
Titulli nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur sulmi i vajzës 7 vjeçare
shape
shape
shape

Portali “KlanKosova.tv” ka publikuar një artikull me titull “Shtatëvjeçarja sulmohet për vdekje nga qentë endacakë teksa po kthehej nga kursi”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Detajet e lajmit qartësohen vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Margarita Kanorskaya, vajza e një oficeri ushtarak të dekoruar nga Vladimir Putini, u zu në pritë në një korsi të ngushtë në rajonin TransBaikal të Rusisë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar”. Pra, vetëm në përmbajtje qartësohet se lajmi ka të bëjë me një ngjarje në Rusi.

Duke ditur se portali “KlanKosova.tv” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka ndodhur në vendin tonë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “KlanKosova.tv”:

https://klankosova.tv/shtatevjecarja-sulmohet-per-vdekje-nga-qente-endacake-teksa-po-kthehej-nga-kursi-12/?fbclid=IwAR0NddCqFkN4kLWCHnDvKTWlF8scqfPnH6wdOFNPDPlxeA59NpxwLcYQhDk
https://klankosova.tv/shtatevjecarja-sulmohet-per-vdekje-nga-qente-endacake-teksa-po-kthehej-nga-kursi-12/?fbclid=IwAR0NddCqFkN4kLWCHnDvKTWlF8scqfPnH6wdOFNPDPlxeA59NpxwLcYQhDk

Ky medium online në publikimin e këtij artikulli në faqen e tij në Facebook, ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh, ku disa prej komentuesve shihet se janë informuar vetëm nga titulli duke u keqinformuar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. (shih këtu)


Në këtë artikull të publikuar nga “KlanKosova.tv” është cituar mediumi online nga Britania e Madhe “Mirror.co.uk”, vegëzën e të cilit mund ta gjeni këtu.


Në fotografinë ilustruese të këtij artikulli të “KlanKosova.tv” shihet një dorezë ngjyrë e kuqe, ndërsa në anën e djathtë në pjesën e epërme të fotografisë shihet një logo.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit ruse “Yandex.com”, si dhe në “Google.com”, nga ku është gjetur se kjo logo i takon Komitetit Hetimor i Federatës Ruse. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “KlanKosova.tv” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me vajzë shtatëvjeçare ruse e cila është sulmuar për vdekje nga qentë endacakë, teksa po kthehej nga kursi, ndërsa në titull nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others