Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Produkti bimor paraqitet rrejshëm si mjaltë për shërimin e lukthit

FATBARDH DEMA

Llogaria në Facebook “Esma Hoxha” ka publikuar një imazh në një grup po në këtë media sociale, në të cilin shfaqet një produkt në shitje me vlerën prej 10 euro.

Me anë të këtij postimi, llogaria e lartcekur pretendon se produkti në fotografi ndihmon për të shëruar të gjitha problemet me lukth.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë është një pastë shege që përmban edhe mjaltë, por që nuk ka të bëjë me shërimin e lukthit, siç pretendohet nga llogaria “Esma Hoxha”.


Vegëza e postimit të publikuar nga llogaria “Esma Hoxha” në grupin “Qesh me lot” në Facebook:

https://www.facebook.com/groups/618068183360038/posts/899718931861627/


Përshkrimi i postimit i publikuar nga llogaria “Esma Hoxha”:

Kudret Nari

           LARGOJ PROBLEMET ME LUKTHË

       E dëshmuar pēr efektin pozitiv.

10 €   2 copa 17 € posta falas

✅MJALT PËR PROBLEME NË LUKTH

✅MJALTË ME PJEPËR TË IDHËT

✅MJALTË ANTI HELICOBACTER PYLORI

✅Përfitimet:

????Ndihmon në mostretjen

????Në fryrjen e lukthit

????I thatin në lukth

????Mundimet ( shtrëngimet ) e lukthit

????Helicobacter pylorit

????Largon gazrat në lukth dhe zorrë

????Shëron dhimbjet e lukthit

✅Mjalta për të arritur efektin e tijë të përdoret sëpaku dy muaj rreshtë.

Perdorimi : Një lug e mesme çdo mengjes para buke. +38346198138


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se produkti në fotografi është i prodhuar nga kompania turke “Akzersanal” dhe i njëjti është suplement bimor (pastë shege me përmbajtje mjalte). (shih këtu)

Në përshkrimin e këtij produkti të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë turke, nuk specifikohet se kjo pastë ndikon në shërimin e problemeve të lukthit.

Gjithashtu, në përshkrim rekomandohet të mos përdoret nga ata që janë të ndjeshëm ndaj produkteve të bletëve, gjë e cila nuk thuhet edhe në postimin e publikuar nga llogaria “Esma Hoxha” në Facebook.


Pjesë nga përshkrimi i publikuar në ueb-faqen e kompanisë turke “akzersanal.com”, i përkthyer në shqip:

PARALAJMËRIME:  Rekomandohet të mos përdoret nga ata që janë të ndjeshëm ndaj produkteve të bletëve.

Kujdes:  Nuk rekomandohet të përdoret nga persona me ndjeshmëri ndaj produkteve të bletëve.

PARALAJMËRIME: Për ju rekomandohen barëra, vajra, përzierje, etj. Nuk është një ilaç. Në Turqi mjekët rregullojnë barnat dhe recetat sipas ligjeve përkatëse. Disa bimë mund të ndikojnë negativisht në organizmin tuaj. Rekomandohet që të mos aplikoni produkte nga goja pa u konsultuar me mjekun tuaj. Sidomos gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse duhet të jenë shumë të kujdesshme për këtë .Shmangni pirjen ose përdorimin e përzierjeve bimore pa u konsultuar me mjekun tuaj.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se një llogari në Facebook ka hedhur në shitje një suplement bimor (pastë shege me përmbajtje mjalte), me pretendimin e rremë se e njëjta ndihmon në shërimin e problemeve të lukthit.

Në ueb-faqen e kompanisë turke që prodhon këtë produkt, nuk thuhet se e njëjta ndihmon në shërimin e lukthit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere