Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk është paralajmëruar karantinim në shtator

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “Vjen Lajmi I ZI !! Në Shtator Rikthehet Karantina Në Vend? Ja Parashikimi Bombe I Zv.Ministres”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull i publikuar nga “postlajme.net” përmban titull tendencioz, i cili nuk përputhet me përmbajtje.

Lajmi ka të bëjë me deklaratën e zëvendës ministres së Shëndetësisë në Shqipëri, Eugena Tomini, e cila në një intervistë për “News24” është pyetur për një lajm që po qarkullon se shteti shqiptar rrezikon të rimbyllet në karantinë nëse do kemi përhapje të gjerë apo varianteve të tjera.

“Sigurisht që deri në këto momente Shqipëria ka mbajtur nivelin e masave të moderuara dhe cdo gjë është kryer në varësi të situatës epidemiologjike, indikatorëve, pozitivitetit, e njëjta linjë do mbahet edhe në vijim edhe përkundrejt Deltës që parashikohet të sundojë qarkullimin. Cdo element përkundrejt masave shrenguese varet në varësi të prezencës së Deltës, agresivitetit, e indikatorëve matës. Janë masa që ndryshojnë, situata është dinamike. Parasahikimet janë të gjitha parashikime asgje s’është e sigurt përkundrejt situatës epidemiologjike, ekspertë ndërkombëtarë s’janë të sigurt kundrejt parashikimeve, jemi duke ndjekur të njëjtën linjë e rekomandim si gjithë shtetet e botës”, tha Tomini.

Pra, nuk ka asgjë zyrtare e as lajm të “zi” rreth karantinës në shtator, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/53294?33&fbclid=IwAR3tXxRy6d3j8b5IBsMRotSIuspXK9yo3JMzg7FJl4CUEhd9n7i1hbsreJw

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/33shi/posts/675265073407881


Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë të Eugena Tominit, të publikuar nga disa media online në Shqipëri:

http://www.panorama.com.al/a-rrezikon-karantine-serish-shqiperia-ne-shtator-zv-ministrja-e-shendetesise-flet-per-variantin-delta-nga-simptomat-tek-masat-qe-mund-te-merren/

http://shekulli.com.al/a-rrezikon-karantine-serish-shqiperia-ne-shtator-zv-ministrja-e-shendetesise-flet-per-variantin-delta/


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një intervistë të zëvendës ministres së Shëndetësisë në Shqipëri rreth variantit Delta të koronavirusit. Por, këtij artikulli i është vënë qëllimshëm titull tendencioz duke pretenduar rrejshëm se do të ketë karantinë në muajin shtator.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere