Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Facebook mbylli 150 llogari të rreme kineze, shkak zgjedhjet në SHBA

HIBRID

Facebook ka mbyllur një rrjet të përbërë nga më shumë se 150 profile të rreme që ndërlidhen me ndikimin e “koordinuar” politik të Kinës.

Shumica e këtyre profileve kishin të bënin me mbështetjen e interesave kineze, mirëpo kishte edhe të atilla që kanë postuar lidhur me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA).

Siç bënë të ditur BBC, kjo është vetëm hera e dytë që Facebook ka arritur të identifikojë disa llogari të tilla të rreme të cilat kanë origjinën në Kinë.

Ky rrjetë kishte rreth 130 mijë përcjellës, ku disa prej tyre janë edhe nga SHBA-të.

Këto llogari kanë filluar operimin në vitin 2016, dhe shumica prej informatave të postuara kanë pasur ndërlidhje me ndikimin kinez në Filipine dhe në Juglindje të Azisë.

Llogaritë në fjalë janë kontrolluar nga individë rezidentë në provincën kineze “Fujan”, të cilët janë paguar për reklama me valutë kineze, bënë të ditur Facebook.

Pjesa më e madhe e përmbajtjes së postimeve kishte të bënte me promovimin e interesave të shtetit kinez në detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

Disa llogari kishin postuar përmbajtje që ndërlidhet me kandidatin presidencial të SHBA Pete Buttigieg, para se ai të hiqte dorë nga gara – si dhe të tjerët që mbështesnin kandidatët e partisë eventuale Donald Trump dhe Joe Biden.

Kohët e fundit “Graphika”, firma analitike e mediave sociale e kontraktuar nga Facebook për të hulumtuar llogaritë, zbuloi se disa prej tyre përdorën një teknikë të Inteligjencës Artificiale (IA) të njohur si “Generative Adversarial Network” (GAN) për të krijuar profile të rreme me fotografi që duken si të vërteta dhe të besueshme.

Analiza:

Nga Shayan Sardarzadeh nga njësiti i BBC-së kundër-dezinformimit

Titujt kryesor të këtyre postimeve, të grumbulluar kohëve të fundit nga Facebook, në kuadër të analizës, paraqesin përpjekjet kineze për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Edhe pse ky është një fakt që duhet marrë seriozisht, për momentin, kjo gjetje duhet të shihet vetëm nga një perspektivë dhe jo të merren krejtësisht e mirëqenë.

Së pari, ky ishte një operacion i vogël që nuk arriti të krijonte ndonjë ndikim në shkallë të gjerë para se të largoheshin nga Facebook. Numri i votuesve aktualë amerikanë që hasën në përmbajtjen e tij është me siguri i papërfillshëm.

Së dyti, vetëm një pjesë e vogël e përmbajtjes së operacionit kishte të bënte me zgjedhjet në SHBA. Gjithashtu përmbajtja nuk ishte në favor ose kundër një kandidati specifik.

Disa nga përmbajtjet ishin mbështetëse të Presidentit Trump, ndërsa disa ishin në favor të Z. Biden. Një faqe e cila kritikoi z. Trump nuk kishte fare ndjekës.

Dhe së treti, shumica e përmbajtjes ishte drejtpërdrejt në përputhje me interesat strategjikë dhe gjeopolitikë të Kinës, veçanërisht në Detin e Kinës Jugore.

(Hulumtim nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere