Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fakte mjekësore të pa verifikuara për ndikimin e vitaminës D në luftimin e COVID-19

HIBRID

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Sa vitaminë D është e nevojshme për të parandaluar koronavirusin”.

Në këtë artikull shkruan se sa njësi të vitaminës D duhet të marrin personat nga 20 deri në 60 vjeç, e sa ata që janë mbi moshën 60 vjeçare për parandalimin e virusit Korona. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit që tregon qartë se nga është marrë ky studim.

Një pjesë e tekstit e publikuar nga Arbresh.info:

Të rriturit e shëndetshëm të moshës 20 deri në 60 vjeç, duhet të marrin 5,000 njësi të vitaminës D çdo ditë, ndërsa ata më të vjetër se 60 vjeç duhet të pinë 10,000 njësi në ditë.

Këto janë sasi të përafërta, dhe çdo person, madje edhe plotësisht i shëndetshëm, duhet të kontrollojë nivelin e vitaminës D në gjak dhe PTH, hormonin e gjëndrës paratiroide që rregullon nivelin e vitaminës D në gjak./arbresh.info/

Vegëza e artikullit të publikuar në Arbresh.info:

http://www.arbresh.info/covid19/sa-vitamine-d-eshte-e-nevojshme-per-te-parandaluar-koronavirusin/


Analizë:

Në këtë artikull shpjegohet se sa njësi duhet të merret vitamina D për parandalimin e virusit Korona.  Këto këshilla mund të jenë të vërteta, mirëpo ato në asnjë moment nuk janë argumentuar me referenca. Gjithashtu, ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere