[email protected]
Faqja me pronësi të dyshimtë vazhdon të publikojë kampanja të rreme për kredi
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar postime me pretendim të rremë t’i paraqesë ato si kampanja online për kredi-marrje.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon në qytetet si Tirana, Munihu dhe Prishtina. Përveç këtyre të dhënave, kjo faqe posedon edhe një e-mail “[email protected]”. (shih këtu)

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe përdor kampanja institucioneve financiare në Kosovë, të cilave ua largon logot, me pretendimin t’i paraqesë si të sajat.


Me datë 19 maj, faqja e lartcekur që numëron mbi 3 mijë ndjekës, ka publikuar një postim me mbishkrimin “Kredi për Bujqësi 25,000€ Apliko online dhe kurse kohë”. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo kampanjë është e institucionit mikrokreditor në Kosovë “Kreditimi Rural i Kosovës – KRK”. (shih këtu)

Pra, faqja “Kredi personale” ka përdorur fotografinë e kampanjës së KRK-së, të cilës i ka larguar logon, me pretendimin ta paraqesë si të sajën. (shih më poshtë fotografitë krahasuese)


Kjo faqe edhe me datë 31 maj ka postuar në Facebook një kampanjë tjetër me mbishkrimin “KREDI PËR BIZNES Deri në 25,000€ Apliko Online”. (shih këtu)

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kampanjë për këtë kredi është e institucionit mikrofinanciar në Kosovë “Finca”, e publikuar më 23 maj. (shih këtu)

Gjithashtu, faqja “Kredi personale” edhe në këtë fotografi ka ndërhyrë duke e larguar logon e këtij institucioni mikrofinanciar me pretendimin që ta përvetësojë atë. (shih më poshtë fotografitë krahasuese)


Tjetër element që duhet të përmendet në këtë rast, është që kjo faqe më herët ka qenë e regjistruar me user-in “/financiarurgjente”, që tashmë është fshirë. (shih këtu)

Ndërsa tani, kjo faqe që vazhdon ta mbajë emrin e njëjtë, është e regjistruar me user-in “/krediprivate”. (shih këtu)

Nuk është hera e parë që hibrid.info ka trajtuar postimet e bëra nga kjo faqe, e cila edhe më herët është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Kredi personale” që numëron mbi 3 mijë ndjekës pretendon rrejshëm se ofron kredi online deri në 500 mijë, duke i marrë kampanjat e institucioneve financiare në Kosovë, të cilat mundohet t’i përvetësojë, duke ua larguar logot autentike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Share With Others