Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografi e manipuluar e aktorit Keanu Reeves me mbishkrimin në serbisht “S’ka dorëzim”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në rrjetin social X është duke qarkulluar një fotografi e cila paraqet aktorin e njohur hollivudian Keanu Reeves që mban në dorë një ikonë kishtare.

Pos kësaj, në këtë foto ai paraqitet i veshur me një fanellë të zezë me mbishkrimin në gjuhën serbe “Nema Predaje” (S’ka dorëzim) e shkruar mbi një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, teksa në dorën e djathtë ai ka të ngritur tre gishtërinj.

Gjithashtu, në kornizën e fotografisë paraqitet sundimtari serb Car Llazari.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Hibrid.info ka hulumtuar mbi këtë imazh dhe ka gjetur se i njëjti është i manipuluar.


Fotografia origjinale e gjetur e postuar për herë të parë në vitin 2019 (këtu) paraqet aktorin Keanu Reeves duke mbajtur në dorë një ikonë kishtare me imazhin e Shën Mërisë, i veshur me fanellë të zezë pa asnjë mbishkrim, ndërsa në dorën e tij të djathtë ka të gjithë gishtërinjtë të ngritur.


Duke hulumtuar online, Hibrid.info ka gjetur se fotografia e njëjtë është manipuluar dhe edituar në shumë forma – rrjedhimisht, është fotografi që keqpërdoret në shumë raste.

Fotografia e manipuluar së fundmi është shpërndarë në X nga llogaria Goran Jeremic (këtu), me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, por e njëjta me të njëjtin pretendim ka vite që qarkullon (këtu, këtu)

Ndërkaq, fotografinë në fjalë e kanë manipuluar edhe llogari në shqip, por me sarkazëm (këtu, këtu).


Çka është “S’ka dorëzim”?

“Nema predaje” (S’ka dorëzim) është një slogan i shquar nacionalist serb që përdoret shpesh në lidhje me Kosovën, duke simbolizuar refuzimin e pavarësisë së Kosovës dhe pohimin se ajo mbetet një pjesë e pandashme e Serbisë.

Mesazhi shpesh kombinohet me siluetën e hartës së Kosovës, zakonisht e ngjyrosur me trengjyrëshin serb (e kuqe, e kaltër, e bardhë).

Slogani përdoret zakonisht gjatë protestave, tubimeve dhe nga tifozët e futbollit. Për shembull, është shfaqur në pankarta në demonstratat e Beogradit dhe është shfaqur në mënyrë të dukshme nga tifozët serbë në ndeshjet ndërkombëtare.

Kush është Keanu Reeves?

Keanu Reeves është një artist dhe sipërmarrës kanadez: aktor, regjisor, producent filmash, muzikant dhe filantrop, ai është shfaqur në filma si The Matrix dhe John Wick.


Analiza

Një imazh i aktorit Keanu Reeves është shpërndarë së fundmi në rrjetin social X, ku ai paraqitet me një fanellë me mbishkrimin në serbisht “S’ka dorëzim”, me tre gishtërinj të ngritur në dorën e djathtë dhe me një ikonë kishtare në dorën e majtë, në të cilën në versionin e manipuluar paraqitet imazhi i Car Llazarit.

Pas verifikimit nga Hibrid.info, fotografia është gjetur në versionin e saj origjinal, ku aktori mban në dorë një ikonë me imazhin e Shën Mërisë, është i veshur me fanellë të zezë pa mbishkrim dhe ka të gjithë gishtërinjtë të ngritur.  

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info këtë përmbajtje e cilëson si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere