Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Gabohet numri i vdekjeve brenda 24 orëve nga COVID-19

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” dje (25 gusht) ka publikuar artikullin me raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili tregon shifrat brenda 24 orëve për rastet e reja me virusin Korona dhe numrin e të vaksinuarëve.

Kosova-sot.info ka gabuar në titullin e këtij artikulli, duke pretenduar se numri i të vdekurve si pasojë e virusit Korona brenda 24 orëve ka shkuar në 12. Por, hibrid.info gjatë kontrollit të fakteve ka konstatuar se numri i saktë është 14.

Ministria e Shëndetësisë çdo ditë në ora 15:00 raporton për raportin 24 orësh, ndërsa edhe në atë të datës 25 gusht tregon se numri i të vdekurve është 14, e jo 12 siç pretendohet në titullin e artikullit të “kosova-sot.info”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar nga “kosova-sot.info”:

12 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14  viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 541  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/202315305265938


Më poshtë mund të gjeni vegzën e raportit të Ministrisë së Shëndetësisë:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/202315305265938


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka gabuar në numrin e të vdekurve nga COVID-19 për 24 orët e fundit. Në këtë artikull thuhet se 12 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shënetësisë thuhet se janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “kosova-sot.info” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere