[email protected]
Në fotografi nuk shihen Grenell dhe Bregoviq së bashku në varkë
shape
shape
shape

Media në gjuhën shqipe kanë publikuat sot një lajm, përmes së cilit pretendohet se “Richard Grenell dhe Goran Bregoviq, janë fotografuar në një varkë në bregdetin jugor të Shqipërisë”. Mirëpo ky pretendim rezulton të jetë i pa verifikuar.

Ky raportim është bërë fillimisht bazuar në një fotografi të publikuar nga drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi. Mirëpo interpretimi i statusit të Abazit lidhur me këtë forografi, është bërë gabimisht nga mediat.

Abazi në statusin e tij në Facebook (shih këtu) të bërë gjatë ditës së djeshme (5 gusht), kishte bërë ndërlidhje mes ardhjes së ish-ambasadorit amerikan, Richard Grenell, njëherit dhe ish i deleguarit special të ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi në Shqipëri dhe pjesëmarrjes së kantautorit dhe këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë.

Ardhjen e këtyre dy personaliteteve, Abazi e kishte ndërlidhur me ndërmarrësin nga Shqipëria, Irfan Hysenbelliu, duke e ilustruar përmes një fotografie të bashkangjitur në postim, ku shihet ky i fundit me ish ambasadorin amerikan. Abazi ka ngritur paralele se si ndërmarrësi Hysenbelliu, si sponsori kryesor i Festivalit të Birrës në Korçë, ka sjellur edhe Bregoviqin në Shqipëri (këtu) dhe, njëkohësisht, po qëndron me Grenell-in në bregdetin shqiptar. Pra, mediat shihet se e kanë keqinterpretuar postimin e Abazit.

Vegëzat e publikimeve të mediave:

Këngëtari serb Goran Bregoviqi mbërrin në jug të Shqipërisë, pushon me Richard Grenellin!

https://www.botasot.info/fotogaleria/1642583/bregovic-mberrin-ne-jug-te-shqiperise-dalin-pamjet-se-si-po-pushon-me-grenellin/

https://www.facebook.com/jepize02/posts/3235043680047563


Imazhi i postimit të Bojken Abazit në Facebook:


Mirëpo, pretendimi i mediave se në këtë fotografi me imazhin e varkës në plazhin e “Jalës” në jug të Shqipërisë shfaqen së bashku Grenell dhe Bregoviq, rezulton të jetë i paqëndrueshëm. Pas kontrollit të fakteve, vërehet se në mesin e disa personave tjerë, në këtë varkë gjendet edhe ndërmarrësi shqiptar Hysenbelliu (këtu), ish ambasadori Grenell, si dhe i dashuri i këtij të fundit. Nga kontrolli i imazhit të bërë nga hibrid.info, vërehet se pranë Grenell-it gjendet Hysenbelliu, ndërsa në pjesën e prapme të varkës është Matt Lashey, i dashuri i ish ambasadorit amerikan (këtu). Ndërsa, në prapavijë vërehet se gjendet objekti në skajin jugor të plazhit të Jalës.

Imazh i kopjuar nga Google Maps

Në imazhin e mësipërm shihet se krahas Grenell-it, në varkë gjenden edhe dy personat e lartëcekur – Hysenbelliu dhe Mett Lashey.

Imazhet e Hysenbelliut dhe Lashley:

Irfan Hysenbelliu, pronar i kompanisë Hysenbelliu Group. Vegëza e burimit të fotografisë: https://hysenbelliugroup.com/en/about-us/
Matt Lashley, partneri i ish Ambasadorit amerikan – Richard Grenell, së bashku me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Vegëza e burimit të fotografisë: https://www.queerty.com/trump-makes-richard-grenell-first-openly-gay-cabinet-secretary-history-20200220

Nga ajo që mund të vërehet, asnjëri nga këta persona të verifikuar, nuk janë këngëtari serb Goran Bregoviq.

Fotografia e Goran Bregoviq e bërë vitin e fundit:

Vegëza e burimit të fotografisë: https://gloswielkopolski.pl/poznan-kayah-i-goran-bregovic-w-arenie-koncert-20-lat-od-wydania-wspolnego-albumu/ar/c13-14024187


Analiza:

Siç mund të shihet nga kontrolli i fakteve, mediat e kanë publikuar një informacion të cilin nuk e kanë verifikuar dhe, si rezultat i kësaj, ata e kanë keqinterpretuar përmbajtjen e postimin e Bojken Abazit. Si përfundim, konstatohet se në këtë fotografi, në mesin e personave tjerë, gjenden Irfan Hysenbelliu, Richard Grenell dhe Mett Lashley. Këtu Abazi ka dashur të ndërlidhë afërsinë e Hysenbelliut me Grenell-in dhe me Bregoviqin duke qenë se, si pronar i birrës Korça, është sponsori kryesor i festivalit të birrës në qytetin e Korçës, ku pritet të mbajë koncert këngëtari serb.

Nga gjetjet e këtij hulumtimit dhe kontrolli faktesh, hibrid.info e vlerëson raportimin e mediave si “Përmbajtje e Paverifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others