Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet rrejshëm si flamuri i ri që pritet ta ketë Kosova

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Imazhi i Kurtit me flamurin e ri të Kosovës është i gjeneruar me IA dhe nuk ka dëshmi zyrtare për ndryshimin e flamurit.

Në TikTok është publikuar një imazh ku paraqitet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke mbajtur në duar një flamur kuq e zi. Në qendër të flamurit shfaqet një pjesë e shqiponjës dykrenare dhe harta e Kosovës.

Në përshkrimin e këtij imazhi pretendohet se bëhet fjalë për flamurin e ri të Kosovës që pritet të përdoret në të ardhmen e afërt.

“ALBIN KURTI PREZANTON FLAMURIN E RI QE PRITET TA KETE KOSOVA NE TE ARDHMEN E AFERTE”, shkruhet në përshkrim.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit u vërtetua se imazhi nuk është real, u gjenerua përmes inteligjencës artificiale.


Imazhi është verifikuar përmes Hive Moderation dhe rezultati tregon 98.5% probabilitet se është krijuar me inteligjencë artificiale. Platforma e identifikon gjithashtu “Gemini” si modelin e përdorur për gjenerimin e imazhit.


Pretendimi se bëhet fjalë për një fotografi reale të kryeministrit Albin Kurti duke prezantuar një flamur të ri të Kosovës nuk mbështetet nga ndonjë njoftim apo dokument zyrtar i publikuar nga institucionet e Kosovës.

Për më tepër, Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton në nenin 6 se flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kushtetuta përcakton gjithashtu se pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit rregullohen me ligj (shih këtu).

Kjo rregullohet më konkretisht me Ligjin Nr. 03/L-038 për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës. Neni 2 i këtij ligji përcakton se flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Kosovës, ndërsa neni 3.1 përcakton se forma dhe përmasat e flamurit dhe stemës përcaktohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (shih këtu).


Analiza

Një imazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet në TikTok si fotografi e kryeministrit Albin Kurti duke prezantuar një flamur të ri të Kosovës.

Verifikimi përmes Hive Moderation e vlerëson imazhin me 98.5% probabilitet si të gjeneruar me IA, ndërsa nuk është gjetur ndonjë dëshmi zyrtare për prezantimin apo ndryshimin e flamurit të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere