Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i një bombardimi në Gaza nga viti 2019 publikohet si aktual

HIBRID

Llogaria në Facebook “Al Khattab” me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një postim me imazhe të cilat shfaqin momente të bombardimeve, për të cilat autori pretendon se kanë ndodhur në Gaza.

Autori i ka bashkangjitur imazheve mbishkrimin “Nata më e dhunshme që nga fillimi i agresionit kundër Gazës.. bombardime pa ndalesë. Dhjetëra dëshmorë dhe të plagosur ndodhen tani në të gjitha zonat e Rripit të Gazës”.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtëtuar se njëri nga imazhet shfaq pamje të vjetra të bombardimeve në Gaza.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga Llogaria “Al Khattab”:

https://www.facebook.com/alkhattab11/posts/pfbid036jg8iBknrpscwWHqcjtDG8P24kZ5EspmuKDCcRnMr9igukQULPuwuKxykvpgU7bEl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se një imazh nga katër sa ka postuar autori, është shkrepur në një bombardim të ndodhur në vitin 2019, në Gaza (shih këtu).


Nuk dihen arsyet, por duket se autori është munduar ta paraqes këtë imazh, të ndërlidhur me situatën aktuale të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar imazhe të bombardimeve të ndodhura në konfliktin aktual, në Gaza.

Hibrid.info ka gjetur se njëri nga këto imazhe është i vjetër dhe nuk pasqyron situatën aktuale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere