Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet Hënën dhe Diellin në horizont në distancë të afërt me njëri-tjetrin, nuk është i vërtetë

HIBRID

Një llogari në median sociale Facebook ka publikuar një imazh të Diellit dhe Hënës në horizont në distancë të afërt me njëri-tjetrin, që pretendon se është dukuri e shfaqur në Argjentinë.

Imazhit i është bashkëngjitur edhe përshkrimi që thotë “FENOMENI ASTRONOMIK I PABESUESHËM NË TDF: DIELLI DHE HËNA U TAKUAN NË HORIZONT”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Skender Metaj”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=2705986809568336&set=a.457772391056467


Hibrid.info ka gjetur artikullin e kontrolluesve të fakteve nga Spanja “Maldita.es”, që trajton këtë imazh të shpërndarë në rrjetet sociale. (shih këtu)

Dy ekspertë të astronomisë, Sergio Federico Castejón dhe José Padilla kanë thënë për “Maldita” se imazhi “nuk mund të jetë i vërtetë”.

Castejón tha se imazhi që transmetohet “nuk mund të jetë real” sepse nëse Hëna do të ishte në atë pikë në horizont “do të ishte në fazën e re të Hënës dhe, për rrjedhojë, i errët në të gjithë rrethin e tij, pa reflektuar dritë”. Ndërsa Padilla tha se imazhi “nuk është i mundur pasi drita që shohim nga Hëna është ajo e reflektuar nga Dielli” kështu që nëse yjet do të ishin në të njëjtën linjë në horizont, siç tregohet në imazh, “hëna nuk do të shihej”.

Artikulli gjithashtu sqaron se imazhi i njëjtë qarkullon në rrjet që nga janari i vitit 2022, duke pretenduar se ky fenomen ka ndodhur në Puna Arenas, në Kili, çka nënkupton se imazhi nuk mund të jetë i realizuar në Argjentinë.


Hibrid.info trajton këtë artikull pasi që imazhi i njëjtë është shpërndarë nga një llogari në gjuhën shqipe.


Analiza:

Përmes një imazhi të Diellit dhe Hënës ku duken në horizont në distancë të afërt me njëri-tjetrin, një llogari në Facebook pretendon se kjo dukuri ka ndodhur në Argjentinë.

Por hibrid.info përmes hulumtimit të kryer, ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, dhe sipas ekspertëve të astronomisë një fenomen i tillë, siç duket në imazh, nuk është i mundur.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere