Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër për parashikim të motit

HIBRID

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “Tahirsylaj paralajmëron temperatura deri në -20 gradë, ja kur fillojnë”.

Ky portal i dyshimtë ka marrë një pjesë të tekstit nga një lajm i vjetër të vitit 2019, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqes si aktual.

Më 3 dhjetor të vitit 2019, profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj kishte deklaruar se gjatë atij muaji temperaturat do të bien deri në -20 gradë. Pra, ky lajm nuk ka të bëjë me aktualitet, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “kosalb.net”.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

Tahirsylaj paralajmëron temperatura deri në -20 gradë, ja kur fillojn

Profesori i Metorologjisë Sylë Tahirsylaj ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.

Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë shty.pe reklam,en dhe shiko video.n

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosalb.net”:

https://kosalb.net/tahirsylaj-paralajmeron-temperatura-deri-ne-20-grade-ja-kur-fillojn/

https://kosalb.net/tahirsylaj-paralajmeron-temperatura-deri-ne-20-grade-ja-kur-fillojn/


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar më 3 dhjetor 2019 në disa media online:

https://insajderi.org/i-ftohti-ekstrem-kaplon-kosoven-nga-mesi-i-muajit/
https://kosova.info/sipas-tahirsylaj-i-ftohti-ekstrem-kaplon-kosoven-keto-dite/


Analiza:

Në bazë të analizës së kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky artikull është publikuar më herët dhe nuk është aktual.

Me këtë shkrim dezinformohet lexuesi, ndërsa autorët e tij synojnë që të përfitojnë materialisht me anë të klikimeve të marra nga rrjetet sociale. Ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

 Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere