Të fundit | Deklarata atribuuar Mesiqit rreth UÇK-së dhe Thaçit, është e sajuar Të fundit | Pretendohet rrejshëm se një litër naftë në një pompë në Shkup kushton 1.16… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Sali Berisha ka vdekur Të fundit | Titulli nuk specifikon se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë Të fundit | Duncan nuk e bëri këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Videoja e vitit 2024 me Kurtin, Ramën dhe Taravarin në Shkup paraqitet rrej… Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për aktgjykimin në Hagë, deklarata t… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Gjykata Speciale ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj i… Të fundit | Kush janë mbrojtësit e integritetit të informacionit? Të fundit | Imazhi i gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet rrejshëm si flamur…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e vitit 2024 me Kurtin, Ramën dhe Taravarin në Shkup paraqitet rrejshëm si takim në SHBA

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Pamjet e vjetra nga Shkupi paraqiten rrejshëm si një takim i fundit i Kurtit, Ramës e Taravarit në SHBA.

Në grupin “DIASPORA me ALBININ” në Facebook (25 shtator) është publikuar një video ku shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben, me pretendimin se ata po zhvillojnë një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe po diskutojnë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar së fundmi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Verifikimi i Hibrid.info ka gjetur se videoja është e vjetër dhe nuk është realizuar në SHBA. Pamjet janë xhiruar në Shkup, më 22 janar 2024, në margjinat e konferencës “Ballkani Perëndimor takon Bashkimin Evropian”, e cila iu kushtua Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor (shih këtu dhe këtu).

Përshkrimi i videos krijon përshtypjen se pamjet tregojnë një takim të zhvilluar në SHBA, në të cilin Kurti, Rama dhe Taravari po diskutojnë për katër ish-krerët e UÇK-së pas dënimit të tyre në Hagë.

Në fakt, më 22 janar 2024, në Shkup u mbajt konferenca me temën “The Western Balkans Meets the EU” (“Ballkani Perëndimor takon Bashkimin Evropian”), e organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut (shih këtu). Në këtë takim morën pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Kurti, Rama dhe Taravari u takuan në margjinat e konferencës. Vetë Kurti kishte publikuar fotografi nga ky takim, duke shkruar se në Shkup, bashkë me kryeministrin Rama, kishte takuar dhe bashkëbiseduar me Arben Taravarin, në atë kohë kryetar të Aleancës për Shqiptarët (shih këtu).

Po ashtu edhe Taravari kishte publikuar fotografinë e takimit të tij me Kurtin dhe Ramën (shih këtu).


Analiza

Videoja që pretendohet se paraqet një takim të Albin Kurtit, Edi Ramës dhe Arben Taravarit në SHBA për ish-krerët e UÇK-së është e vitit 2024.

Pamjet janë realizuar më 22 janar në Shkup, gjatë takimit për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere