Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për heqjen e monumentit të “Car Llazarit” pas zgjedhjeve

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Kanalet në gjuhën serbe në Telegram pretendojnë rrejshëm për heqjen e monumentit të Car Llazarit pas zgjedhjeve.

Kanalet në gjuhën serbe në Telegram “Српски Инат” dhe “КОРИДОР” të shtunën (6 qershor) kanë publikuar një përmbajtje ku pretendojnë se “pas zgjedhjeve shqiptarët do të përpiqen të heqin monumentin e ‘Car Llazarit’ (Princ Lazarit)” në Mitrovicën e veriut.

Sipas këtyre publikimeve, informacioni për një veprim të tillë thuhet se buron nga disa raportime në portale në gjuhën shqipe, të cilat përmenden në mënyrë të përgjithshme, pa u specifikuar apo dokumentuar më tej.

E vërteta?

Pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në mediat në gjuhën shqipe që të konfirmojë apo të sugjerojë heqjen e kësaj shtatoreje pas zgjedhjeve. As në raportimet mediatike dhe as në burime kredibile nuk haset një pretendim i tillë.

Gjithashtu, këto kanale në Telegram nuk ofrojnë dëshmi, dokumente apo burime konkrete që do ta mbështesnin pretendimin e bërë.


Hibrid.info ka bërë një kërkim përmes Google lidhur me këtë pretendim të shpërndarë nga këto kanale, ku rezultatet nuk tregojnë asnjë artikull apo raport nga media e besueshme që e trajton apo e konfirmon një informacion të tillë për heqjen e kësaj përmendoreje (shih këtu).

Më herët, gjatë gushtit të vitit 2025, hibrid.info kishte trajtuar edhe raste të tjera me përmbajtje të ngjashme që lidhen me pretendime për heqjen e këtij monumenti, të cilat ishtin vlerësuar si të paverifikuara (shih këtu). Në atë periudhë, përveç qarkullimit në kanalet në gjuhën serbe në Telegram, përmbajtje të ngjashme ishin shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook në gjuhën shqipe.


Analiza

Kanalet në Telegram në gjuhën serbe “Српски Инат” dhe “КОРИДОР” kanë pretenduar se pas zgjedhjeve shqiptarët do të tentojnë të heqin monumentin e “Car Llazarit” në Mitrovicën e veriut, duke iu referuar në mënyrë të përgjithshme disa raportimeve në portale shqiptare.

Pas verifikimit të fakteve, nuk është gjetur asnjë burim në media shqipe apo kredibile që e konfirmon këtë pretendim, si dhe nuk janë ofruar prova apo dëshmi që e mbështesin atë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere