Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Jo, personi i lënduar nga një mjet shpërthyes nuk është pjesëtar i FSK-së

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbetur i plagosur nga një mjet shpërthyes.

Artikulli u publikua nga mediat online në gjuhën shqipe si “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”.

Cila është e vërteta rreth kësaj ngjarjeje?

Zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, për Klankosova.tv i ka mohuar raportimet ne media se i lënduar është pjesëtar i FSK-së.


Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat si “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”:

https://archive.is/c3RkX#selection-1231.83-1231.104

https://ghostarchive.org/archive/KEFou?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2n8CFMI8S8EgJxcoJp9KWPUl9xfwwVqUXcmtiFA3FLt-3Tcv_xOO_2xbs_aem_AaM-6oqhtQRZ1tlN-da_64tU7-MKQxZk8wOfOAyKcp1T016iMzzL2XPUfnkGCAg2G7p8RwpfTPXpsujHMRxLBvfC

https://archive.is/vPpZA


“Nuk është e vërtetë që personi i lënduar në Babaj Bokës të Gjakovës i takon personelit të  FSK-së. Dje ka përfunduar ushtrimi fushor në këtë fshat, por asnjë pjesëtar i FSK-së nuk është lënduar”, tha Qerimi, njofton Klankosova.tv. (shih këtu)


Analiza:

Disa media online në gjuhën shqipe kanë raportuar sot (25 maj) për një person të lënduar nga një mjet shpërthyes. U pretendua se personi që mbeti i plagosur është pjesëtar i FSK-së.

Zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, për mediumin online Klankosova.tv i ka mohuar raportimet ne media se i lënduar është pjesëtar i FSK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e bërë nga “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”, si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere