Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar

HIBRID

Faqja në Facebook “Portali Zëri” ka shpërndarë një artikull të portalit të dyshimtë “dailybanglainfo.com” që titullohet “I gjithë vendi në lockdown, shqiptarët marrin lajmin e papritur sot”.

Pas procesit të kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull del se përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtje, meqenëse se titulli i sajuar pretendon rrejshëm se mbyllja do të bëhet në një vend shqiptar, ndërsa lajmi brenda artikullit paraqet një vendim mbyllje të një shtetit tjetër – Italisë.

Pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar në “dailybanglainfo.com”:

I Gjithë Vendi Në Lockdoën, Shqiptarët Marrin Lajmin E Papritur Sot

Italia, vendi ku jetojne miliona shqiptare do të jetë zonë e kuqe me një regjim lockdoëni të plotë në ditët festive e para Krishlindjes e të ndërrimit të viteve.

Nga data 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, i gjithë vendi do të jetë një zonë e portokalltë me masa izolimi brenda komunave, rajoneve e provincave të çdo individi. Shty pe r3k 1am3n më poshtë për të lexuar lajmin e plotë:

Kryeministri italian Giuseppe Conte, tha se qeveria në kuadrin e periudhës festive, ka firmosur urdhrin e masave të reja për të luftuar rre zikun e pandemisë e cila vazhdon të regjistrojë në Itali një numër të lartë vi.ktimash e personash të infektuar.

Vegëza  e artikullit të publikuar në “dailybanglainfo.com”:

http://dailybanglainfo.com/blog/2020/12/20/i-gjithe-vendi-ne-lockdown-shqiptaret-marrin-lajmin-e-papritur-sot/
http://dailybanglainfo.com/blog/2020/12/20/i-gjithe-vendi-ne-lockdown-shqiptaret-marrin-lajmin-e-papritur-sot/

Analiza:

Ky portal i dyshimtë ka përdorur një artikull i cili flet për masat e reja anti-covid gjatë festave të fundvitit të cilat do të hyjnë në fuqi në shtetin e Italisë, të cilit më pas i ka vënë titull të rremë. Gjithashtu, këtë artikull, ky portal ka dashur ta paraqes në kontekstin shqiptar, marrë parasysh se publikimi është në gjuhën shqipe, dhe ka synim audiencën shqipfolëse. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim është kategorizuar si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere